Pas premierës në 2007, edicioni i dytë i Red Bull Art of Motion do të zhvillohet më 22 maj në Vjenë, Austri – një shans për Nico Wlcek për të konkurruar me më të mirët e disiplinës freerunning. Në këtë intervistë, heroi vendas 23-vjeçar, shpjegon se si dëshiron të japë një shfaqje të veçantë.
Nico, të ndajnë vetëm pak ditë nga Red Bull Art of Motion në Vjenë – dhe ju konkurroni si një hero vendas. Ndjeheni ndopak nervoz?
Po, pak.
Ishte planifikuar që ju do të merrnit pjesë në Red Bull Art of Motion 2007 …
Është e vërtetë, por në atë kohë këputa një ligament një javë përpara aktivitetit. Për këtë arsye unë isha aty si një ndihmës moderator.
Sa jeni përgatitur gjatë kësaj kohe për aktivitetin e këtij viti?
Jam stërvitur me të vërtetë shumë, dy deri në tetë orë në ditë. Nëse stërvitesh nga ora 12 e mesditës deri në 8 të mbrëmjes mësohesh dhe e ke më të thjeshtë për ditët në vazhdim. Tani, tamam përpara aktivitetit më duhet të përpunoj pak lëvizjet e mia.
A keni menduar se çfarë do ti tregoni spektatorëve më 22 maj?
Natyrisht! Por se çfarë lëvizjesh do të bëj atë ditë nuk e di akoma. Edhe nëse i dija, prapë nuk do ti tregoja[Qesh].
Freerunning mund të përkufizohet si stil dhe lëvizje. Si mund ta përshkruash stilin tënd me tre fjalë?
Hm, e kam të vështirë ta them …po e përkufizoj me një fjali shumë domethënëse: Stili im është thjesht i imi. Nëse unë dhe kolegët e mi do të ishim veshur të gjithë me të zeza dhe do të ishim duke vrapuar, ju do më dallonit menjëherë. Kjo për shkak të lëvizjeve të mia, stilit tim unik.
Si mendoni të lini përshtypje sa më të mira tek juria?
Do të zgjedh një mënyrë krejt të ndryshme nga të tjerët dhe të fitoj pikë falë kreativitetit tim.
Për çfarë mezi e prisni Red Bull Art of Motion?
Për të takuar miqtë e vjetër si dhe për të krijuar miqësi të reja.
Çfarë rezultati do ju kënaqte më shumë?
Për mua nuk është shumë i rëndësishëm vendi që do marr … Mbi të gjitha dua të jap një shfaqje shumë të bukur dhe të lë mbresa të gjithë.
Komente
Shtoni një koment