Nga 12 – 23 nëntor Carissa mori pjesë në kampionatin e Surfing dhe fitoi Reef Hawaiian për profesionistë që u zhvillua në Haleiwa. Në një intervistë vajza 16 vjeçare flet rreth fitores fantastike dhe synimet e saj në surfing.

Carissa, urime për fitoren në Reef Hawaiian për profesionistë! Si tu duk kur e pe botën nga maja e podiumit?

Unë mund të them se të hipje në podium ishte një nga ndjesitë më fantastike që kisha provuar ndonjëherë në jetën time. Çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe më të vërtetë nuk e prisja, kështu që thjesht po shijoja atë moment aq të veçantë. Të fitosh në Haleiwa, në dallgët e mia të preferuara, ishte me të vërtetë si një ëndërr. Ishte një nder për mua të isha atje së bashku me Layne, Coco dhe Laura. Me të vërtetë fantastike!

Çfarë do të thotë për ju të konkurroni me Layne Beachley, 7 herë Kampione Bote në një moshë aq të re?

Ishte nder për mua që pata mundësinë të konkurroja me Layne. Ajo është Kampione Bote dhe e respektoj shumë. Kalova ditë të mrekullueshme.

Shumë ekspertë të këtij sporti ju shohin ju si një kampione në të ardhmen. Si ju duket ky parashikim?

Unë mendoj që gjëja kryesore është të përqendrohem tek sufing dhe të bëj punën time, mos të dëgjoj shumë se çfarë thonë të tjerët. Unë duhet të bëj lojën time, të mos shqetësohem se çfarë mendojnë të tjerët dhe mbi të gjitha të kënaqem me atë që bëj. Mendoj se kjo është gjëja më e mirë.

Kush është pika juaj më e fortë në surfing dhe çfarë ju duhet të përmirësoni?

Mirë, unë mundohem të përmirësohem çdo ditë. Më pëlqen të kem më shumë fuqi dhe të krijoj më shumë atmosferë. Sa herë që bëj surf unë kam dëshirë të përmirësohem.

A ndiqni modelin e dikujt? Nëse po, kë admironi më shumë nga ato që merren me surf dhe pse?

I preferuari im është Kelly Slater, sepse ai është shumë i shkathët, i fuqishëm, radikal dhe unë e shoh me shumë kënaqësi. Më pëlqen gjithashtu Dane Reynolds, Jordy Smith, Julian Wilson dhe Bobby Martinez. Mua më pëlqejnë të gjithë djemtë dhe vajzat e talentuar të moshës sime. Shokët e mi si Coco Ho, Malia Manuel dhe Bethany Hamilton janë me të vërtetë shumë të mirë në këtë sport dhe është shumë e këndshme të shohësh se sa fantastik janë të rinjtë në surfing.

Të lutem na trego diçka rreth vajzës Carissa Moore. Si do t’ju përshkruante shoqja juaj më e mirë me tre fjali?

Nëse shoqja ime më e mirë do të ishte këtu, sinqerisht do të më përshkruante si një njeri shumë të lumtur, sepse unë përpiqem gjithmonë të jem e gëzuar.

Ju jeni akoma në shkollë. Si arrini ti bëni të dyja, shkollën dhe surfing?

Po, unë jam në shkollën e mesme Punahou në pjesën jugore të Oahu. Ndonjëherë është e vështirë ti bësh të dyja në të njëjtën kohë, por unë bëj maksimumin dhe mësuesit e mi janë me të vërtetë shumë të mirë sepse më ndihmojnë shumë. Fatmirësisht që ndeshjet janë zhvilluar këtu në Hawaii dhe nuk kam humbur shumë orë mësimi. Udhëtimet e shpeshta më kanë bërë që të rri më shumë me babain tim, sepse ai më shoqëron, dhe kjo gjë më pëlqen sepse ai është me të vërtetë fantastik.

Krishtlindjet po afrojnë. Si do ti kaloni festat?

Të them të vërtetën, akoma nuk kam menduar për këtë. Patjetër që do ti kaloj me familjen time këtu në Hawaii.

Çfarë parashikoni për vitin 2009? Kush janë synimet tuaja për vitin e ardhshëm nga ana profesionale si dhe për gjërat tuaja personale?

Do përpiqem të dal mirë në shkollë, do vazhdoj të argëtohem me surfing. Nuk kam bërë akoma një program të mirëfilltë, prandaj do ndjek vazhdimësinë e gjërave.


Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit