‘Délicatesse des couleurs’, ekspozita e dhjetë në Hangar-7 në Salsburg na prezanton me artistë të rinj francezë të cilët trajtojnë në veprat e tyre shqetësimet aktuale shoqërore. Në rastin e Benjamin Bruneau, lindur në vitin 1974, numri i madh i pikturave dhe i informacionit me të cilat ndeshemi në jetën tonë të përditshme është lajtmotivi që na sjell.

Cilët janë tre artistë, mund t’i zgjidhni edhe nga zhanre të ndryshme – ju prekin?

Rembrandi, karikaturisti Robert Crum dhe marionetisti Philippe Gentil.

Çfarë vënë re në fillim personat që vëzhgojnë veprat tuaja…?

Gjuha e së pandërgjegjëshmes që gjendet nën çdo gjë.

Ju lutemi na thoni diçka më shumë për mjedisin e punës në të cilin janë krijuar shumica e punimeve tuaja. A është steril apo kaotik, i qetë apo plot jetë?

Unë punoj në një atmosferë romantike dhe tragjike; mister dhe magjepsje.

Ju lutemi të zgjidhni një nga punimet tuaja të ekspozuara dhe përshkruani me pak fjalë se si u zhvillua dhe se cila është domethënia e tyre.

Atë që e kam fituar në jetën time në Paris e morra në PMU dhe a grupova rreth një pike të vetme.

Cila do të ishte ndjesia apo njohuria ideale me të cilën publiku duhet të largohet nga ekspozita Hangar – 7?

Më të njëjtën ndjesi që do të kishin pasi të kishin vizituar Yoba [dyqan parizien për veshjet e brendshme].


Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit