Axel Lund Svindal Jon Selkowitz/Red Bull Photofiles

Kampioni në fuqi i Kupës së Botës së FIS Aksel Lund Svindal sfidoi edhe gripin duke arritur 4 herë rresht në dhjetëshen e më të mirëve në Val D’Isere dhe duke mbajtur vazhdimisht në presion rivalët e tij në këtë kampionat.

Superstari Norvegjez ka qenë duke luftuar me simptomat e gripit që kur u kthye nga Amerika e Veriut dhe nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë në Rhône-Alpes, por përsëri arriti të mbaronte fundjavën në vend të katërt në renditjen e përgjithshme të FIS-së.

Fituesi i medaljes së bronxit të Kampionatit Botëror 2008 në Super-G u detyrua të qëndronte në vendin e shtatë në të njëjtin event në Val D’Isere pas një momenti të vështirë në fillim të pistës.

“Ishte pa dyshim një pistë e vështirë – unë nuk bëra ski edhe aq mirë” tha 26-vjeçari. Ishte një sfidë e vështirë, por kështu është kjo punë. Ndonjëherë bën gara të mira dhe ndonjëherë bën gara më pak të mira. Sot ishte një nga këto jo të mirat.” Svindal skijoi më mirë në Slalom Giant të dielën, ku ai përfundoi në vendin e pestë, por ishte skuadra Austriake që impresionoi më shumë në Val D’Isere, me në krye veteranin Benjamin Raich.

Raich shumë i kënaqur tha: “Jam shumë i lumtur për këtë fitore, për mua dhe për të gjithë skuadrën. Ishte shumë e rëndësishme për ne sepse dy javët e fundit kanë qenë shumë të vështira. Në jemi të kënaqur dhe të lumtur. Sot është një ditë e mirë për Austrinë.

Renditja e përgjithshme e Kupës Botërore të FIS (pas Val D’Isere):

  1. Benjamin Raich (Austri) 486 pikë
  2. Carlo Janka (Zvicër) 460
  3. Didier Cuche (Zvicër) 384
  4. Aksel Lund Svindal (Norvegji) 288
  5. Ted Ligety (USA) 281

Përjetoni gjithë emocionet tek faqja zyrtare e Kupës Botërore të FIS.


Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit