The Arctic Monkeys Domino Records

Gjatë muajit Nëntor ka një seri shfaqjesh që do të zhvillohen në arena të ndryshme. Ja një përmbledhje e atyre që s’duhen humbur.

ARCTIC MONKEYS vijojnë serinë e shfaqjeve me disa data të tjera për shfaqje në UK në Echo Arena, Liverpool (13.11), Sheffield Arena (14.11), Metro Arena, Newcastle (16.11), Wembley Arena, Londër (18.11), Birmingham (20.11), MEN Arena, Manchester (21.11), Trent FM Arena, Nottingham (22.11), SECC, Glasgow (24.11), The Odyssey, Belfast (25.11) dhe The O2, Dublin (26.11)

MORRISSEY do të vazhdojë të rrijë larg shtratit të vdekjes me shpresë për të luajtur sërish në Salisbury City Hall (02.11) Brentwood Centre, London (3.11), Alexandra Palace, London (4.11), Echo Arena, Liverpool (7.11), De Vereeniging, Nijmegen (9.11), Aéronef, Lille (10.11) Le Zénith, Paris (12.11), Forest Club, Brussels (14.11), Tempodrom, Berlin (16.11), CCH 1, Hamburg (17.11), Philipshalle, Düsseldorf (19.11), Tonhalle, München (21.11) and The National Stadium, Dublin (23.11)

DEPECHE MODE fillojnë turneun e tyre Evropian për promovimin e albumit të tyre “Sounds Of The Universe”, me shfaqjen në Genève (10.11), Valencia (12.11), Madrid (16, 17.11), Barcelona (20, 21.11), Lion (23.11), Bolonja (25.11) Torino (26.11) dhe Rotterdam (30.11)

BEYONCE shkon në UK dhe pa dyshim do të provojë të këndojë në Echo Arena, Liverpool (11.11), Birmingham (12.11), The O2, London (14, 16.11), MEN Arena, Manchester (18.11), Metro Arena, Newcastle (19.11), Trent FM Arena, Nottingham (20.11), The O2, Dublin (22.11) dhe The Odyssey, Belfast (24.11).

JAY-Z nga ana tjetër, do të fillojë turneun për promovimin e albumit të tij Blueprint 3 me një shfaqje në Londër te Alexandra Palace (4.11), pastaj në US Fresno, CA (7.11), Los Angeles (8.11), Austin (10.11), dhe Urbana, IL (12.11)

PARAMORE do të jetë gjithandej me shfaqje këtë muaj duke e sjellë sa më pranë spektatorit albumin e tyre të ri “Brand New Eyes” me shfaqje në Nashville (1.11) St. Louis (2.11), Kansas City (4.11), Minneapolis (6.11), Denver (8.11), San Francisco (10.11), Los Angeles (11.11) përpara se ti drejtohen Helsinkit në Finlandë (29.11) dhe Stokholm, Suedi (29.11)

 


Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit