Në ekspozitën e re “Pavilhão de Portugal” në Hangar-7, dhjetë artistë nga Portugalia do të prezantojnë për herë të parë gamën e gjerë të punimeve të tyre. Do të ketë shumë surpriza duke kombinuar koncepte të ndryshme, si të renë me të vjetrën dhe thëniet e vërteta me ato të botës së medias.

Programi i HangART-7 fokusohet tek puna e të rinjve, të artistëve të pazbuluar dhe arti bashkëkohor. Në edicionin e 12-të të ekspozitës, dhjetë artistë nga Portugalia do të paraqesin punimet e tyre. Në Hangar-7 në aeroportin e Salzburgut, në Austri, ata do të prekin temat e bukurisë, pasurisë si dhe problemet sociale.

Punimet e paraqitura do të jenë me tema nga më të larmishmet, duke filluar nga peizazhet e çuditshme të Maria Condado tek fotot e VIP të pikturuara sipër të Diogo Evangelista. Më pas kemi shqyrtimin qe i ka bërë bukurisë mbretërore të shekullit të 19-të Sofje Leitao, kolazhet e Pedro Amaral me motive nga bota e filmit dhe e spektaklit si dhe fantazitë e Catarina Patricio rreth aksidenteve me makinë. Piktorët e sotëm janë me fat pasi jetojnë një periudhe ku kanë mundësi të punojnë pa peshën e rëndë të komenteve të artistit austriak Wolfgang Wirth. "Arti nuk ka më lidhje as me traumat as me padronët e mëdhenj. Kjo nënkupton një dozë të madhe lirie, që do të thotë se artistët mund të bëjnë çfarë të duan"

"Pavilhão de Portugali" do të jetë e hapur çdo ditë nga 21 deri 13 prill, 2009, në orarin 9 a.m -10 p.m. Shumë punime janë ekspozuar në Hangar-7 në aeroportin e Salzburgut, në Wilhelm-Spazier-Str. 7A në Salzburg, Austri. Si në të gjitha edicionet e mëparshme të HangART, edhe këtë herë hyrja është e lirë.


Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit