716V5879.jpg

Vetëm katër ditë na ndajnë nga takimi i futbollistëve Freestyle më të mirë në botë në Cape Town për aktivitetin e madh botëror, Red Bull Street Style 2010, ku sportistë nga 60 shtete të botës do të konkurrojnë për titullin Kampion Bote në Red Bull Street Style 2010.

Pas suksesit të edicionit të parë të Red Bull Street Style në Sao Paulo, Brazil, në 2008, pati një pjesëmarrje shumë të gjerë në etapat Kualifikuese të zhvilluara në shume shtete të botës këtë vit. Nga Meksika në Marok, nga Finlanda në Francë dhe nga Nigeria në Zelandën e Re, mbi 5,000 futbollistë Freestyle konkurruan sipas rregullave “3 minuta, 2 lojtarë, 1 top” për të siguruar në vend në Finalen Botërore të këtij aktiviteti, që do të zhvillohet më 28 Prill 2010 përpara kështjellës së shek XVII, Castle of Good Hope në Cape Town.
Për herë të parë Red Bull Street Style u zhvillua edhe në Tiranë më 28 Janar 2010 me pjesëmarrjen e konkurrentëve nga Shqipëria dhe Kosova.
Fituesi i këtij kampionati, 21-vjeçari nga Tirana, Fabian Duro do të përfaqësojë shqiptarët dhe do të ngrejë flamurin kuq e zi në ketë konkurrim botëror, në Afrikën e Jugut.

Në panelin gjykues do të jenë figura të shquara të fushës së futbollit botëror, për të vlerësuar dhe përzgjedhur një kampion bote të denjë të Red Bull Street Style 2010. Ashtu si në 2008, holandezi Edgar Davids do të jetë në krye të jurisë. Holandezi gjatë karrierës së tij të shkëlqyer ka qenë pjesë e katër skuadrave më të mira Evropiane si Ajax Amsterdam, Inter Milan, FC Barcelona, Juventus dhe AC Milan, me të cilën ai fitoi UEFA Champions League në 1995.

Së bashku me Davids, në radhët e jurisë do të jetë edhe heroi afrikan George Weah, një nga talentet e futbollit të kohëve moderne. Karriera e gjatë e Weah në Evropë lidhet me AS Monako, Paris Saint-Germain, AC Milan, Çelsi FC dhe Olimpik Marsej. Ai gjithashtu ka luajtur 60 ndeshje për skuadrën kombëtare të Liberisë, duke realizuar 20 gola. Në 1995 Weah ishte i pari afrikan që u kurorëzua me titullin Futbollisti Botëror i Vitit, gjithashtu edhe me titullin Futbollisti Evropian i Vitit dhe Futbollisti Afrikan i Vitit në të njëjtin sezon.

Anëtari i tretë dhe i fundit i jurisë në Finalen Botërore të Red Bull Street Style do të jetë një figurë shumë e njohur e futbollit stil i lirë në Afrikën e Jugut. Aftësitë e tij teknike e kanë renditur Khris Njokwana ndër futbollistët Freestyle më të mirë botëror.

Si në futboll, edhe në këtë konkurrim nuk duhen përdorur duart ose krahët. Anëtarët e jurisë vlerësojnë performancën e konkurrentëve në bazë të kontrollit mbi topin, kreativitetit dhe stilit në kombinim me muzikën.
 


Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit