SBX Brezovica Cup 2011 ka nisur, faza e regjistrimit te konkurrentëve ka përfunduar dhe nesër do të fillojë konkurrimi.
Fillipo Kratter, sportisti italian i Red Bull, në disiplinën Snowboard Big Mountain/Freeride, zhvilloi dje një workshop (seminar) me konkurrentët e SBX Brezovica, për të diskutuar rreth snowboading, për ti shpjeguar disa taktika të këtij sporti dhe për të ndarë eksperienca së bashku.
Fillipo do te jetë gjithashtu edhe pjesë e jurisë gjatë konkurrimit ditën e nesërme, pra do të japë kontributin e tij në përzgjedhjen e më të mirit.
Teksa e pyesnin në lidhje me triket e ndryshme të snowboarding ai u shpreh: “Për mua manovra e quajtur 'backflip' është më e thjeshtë se ‘frontclip’, patjetër që është me e frikshme në nisje, por unë preferoj atë më shumë, pasi në zbritje mund të shohësh çdo gjë. Teksa realizon një ‘frontclip’, ti nuk sheh asgjë gjatë zbritjes“.
Përsa i përket dëmtimeve, Filippo tha se deri tani nuk ka pasur ndonjë rast serioz, përveç ndonjë dëmtimi të lehtë në shpatulla dhe në gju. Ai mendon se në sport ekzistojnë gjithmonë risku, por thekson se çdo konkurrim apo performancë i jep atij një kënaqësi të jashtëzakonshme. Filippo mendon se çdo kërcim, çdo konkurrim është një arritje, por ai veçon pjesëmarrjen e tij dokumentarë të ndryshëm në lidhje me snowboarding.
Komente
Shtoni një koment