Grupi fitues Sick Beat

Red Bull Tum Tum Pa është konkursi i parë për studentë i krijimit të muzikës, ku skuadrat e formuara nga 2-4 studentë sollën muzikën e tyre kreative, te realizuar vetëm nëpërmjet zhurmës së mjeteve shkollore: lapsave, stilolapsave, vizoreve, gërshërëve dhe gomave, në ambientet e Akademisë së Arteve në Tiranë.

Në këtë konkurrim morën pjesë 12 grupet finaliste, të përzgjedhura nga raundet kualifikuese të zhvilluara në Tiranë, Vlorë, Korçë dhe Shkodër gjatë muajit Prill.

Grupi fitues u shpall “Sick Beat” nga Akademia e Arteve, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në Finalen Botërore të Red Bull Tum Tum Pa, e cila do të zhvillohet në Rio, Brazil, në Qershor.

Gjatë konkurrimit nuk lejohej të këndohej, të përdoreshin instrumente tradicionale ose tinguj të krijuar elektronikisht. Skuadrat njëra pas tjetrës shfaqën talentin e tyre përgjatë dy sfidave 60-sekondëshe:

• Raundi 1 - “The Cover”: Grupi u paraqit me një hit të mirënjohur
• Raundi 2 - “Kompozimi Origjinal”: Skuadrat sërish treguan kreativitetin e tyre gjatë 60-sekondave, por në këtë herë pa ndonjë kufizim për llojin e muzikës, zhanrit apo stilit.

Performanca më e mirë, e realizuar duke përdorur këto mjetet shkollore, u vlerësua nga një juri profesioniste, pjesë e së cilës ishin këngëtari i mirënjohur Vedat Ademi, stilistja Enada At’Nikolla dhe gazetari Drini Zeqo. Pjesëtarët e jurisë bazuan vlerësimin e tyre mbi kriteret: ritëm, kreativitet dhe impakti i secilës performancë tek spektatorët.
 


Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit