QU_CROX_DM_5417.jpg
Në Lojërat Dimërore Vancouver 2010, sportistët kanadez arritën një rekord prej 14 medaljesh ari në të gjitha llojet e sporteve, duke filluar nga bobsled dhe skeleton, deri tek snowboardcross dhe padyshim, hockey. Më 20 mars 2010, këto disiplina patën momentin e tyre kulmor dhe aftësitë e të gjithë sportistëve u shpalosën në Kampionatin Botëror të Red Bull Crashed Ice 2010 në Kebek.

Rreth 120,000 fansash e bënë akullin të shkrinte mbrëmjen e së shtunës, në ndalesën finale të këtij kampionati. Kanadezi Kyle Croxall u shpall kampion në Kebek, ndërsa gjermani Martin Niefnecker, fitues në ndalesën e parë të Kampionatit Botëror në Munih, u kurorëzua Kampion Bote i Red Bull Crashed Ice 2010.

Një kanal 550-metër i gjatë me akull, me pjerrësi 40° gradient dhe plot pengesa, 1.5 kilometra barrierë plastike dhe 120,000 fansa që brohorisnin për 64 sportistë nga e gjithë bota ishin elementët karakterizues të eventit Red Bull Crashed Ice, në Kampionatin Botëror të Ice Cross Downhill 2010 në Kebek.

Në kategorinë e femrave, kampionia e parë femër në 2009, Kerri Muir nga Calgary, Alberta, fitoi për të dytin vit radhazi, duke arritur një tjetër fitore.


Rezultatet:

Red Bull Crashed Ice në Kebek, Kanada: 1. Kyle Croxall (CAN), 2. Martin Niefnecker (GER), Scott Croxall (CAN), Louis Philipp (CAN).

Kampionati Botëror i Red Bull Crashed Ice, Rezultati i përgjithshëm: 1. Martin Niefnecker (GER) 1800 pikë, 2. Kyle Croxall (CAN) 1000 pikë, 3. Gabriel Andre (CAN) 600 pikë, 4. Kim Müller (SUI) 730 pikë.
 


Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit