Në Red Bull Batalla de los Gallos u kurorëzua rapper-i më i mirë i botës spanjisht-folëse. MC Hadrian tregoi se praktikonte rrymën më të mirë. Heroi i Mexico arriti fitoren falë talentit të tij të pakufishëm.
Perandori romak Hadrian, i cili vdiq 1870 vjet më parë në Napoli, ishte shumë i talentuar: poet estetik dhe komandant; një notar profesionist, kalorës, gjuetar si dhe ndjekës i modës. (Të gjithë romakët pëlqenin veshjet e tij si dhe mjekrën që mbante si perandor).
Ka disa gjëra që meksikani MC Hadrian i ka të ngjashme me romakët. Ai gjithashtu shkruan poezi të mrekullueshme, është shumë elegant, ka shpirt luftarak kur është në skenë dhe është i talentuar në disa disiplina. “Stili i tij ishte më kompleks; lëvizjet dhe zgjuarsia e tij ishin të pabesueshme,” mburrej spanjollja MC Juaninacka, një nga pjesëtaret e jurisë në Red Bull Batalla de los Gallos, që është para dhe e vetmja ndeshje ndërkombëtare MC për rapper-at spanjisht-folës.
13 finalistët që konkurruan më 23 nëntor në Muzeun Anahuacalli të Mexico duhet të provonin më parë veten në aktivitetet vendase për tu kualifikuar. Në finale ato u ndeshën kokë më kokë për katër minuta: me fjalë dhe pa shumë diplomaci. Mënyra e sjelljes midis kundërshtarëve, në “raundin kokë më kokë” me formulime shumë të mprehta menaxhohej më së miri nga konkurrentët e Hadrian. Vendetta nga Venezuela dhe Bandi2 nga Puerto Rico po luanin shumë vetëm me emrat; në finale Mena nga Columbia i e bëri Hadrianin për ujë të ftohtë.
Hadrian mbeti i pamposhtur. Një prej anëtarëve të jurisë Siete Nueve nga Puerto Rico shpjegon: “Unë u përqendrova më shumë tek preçizioni në fund të çdo raundi, tek e reja që sillte çdo rrymë si dhe tek aftësitë e çdo garuesi. MC Hadrian i përmbushi të gjitha kushtet. Ai ishte më i miri .” Vendimi për të quajtur Hadrian mbret të HipHop për botën spanjisht folëse ishte i padiskutueshëm. Zhgënjimi i vetëm: Figura historike Hadrian mbretëroi për 21 vjet, ndërsa titulli i Red Bull Batalla de los Gallos do ti jepet dikujt tjetër në vitin 2009.
Komente
Shtoni një koment