Ylli francez Thierry Henry është transferuar me New York Red Bulls, ka njoftuar të mërkurën klubi amerikan. Sulmuesi i deritanishëm i Barcelonës ka nënshkruar një kontratë afatgjatë dhe ka debutuar me Red Bulls në një ndeshje miqësore më 22 korrik kundër ekipit anglez Tottenham Hotspur.
Atij iu deshën vetëm 25 minuta për të shënuar golin e parë për New York Red Bulls në stadiumin Red Bull Arena mbrëmjen e së enjtes. Shikoni ish lojtarin e kombëtares Franceze Thierry Henry, i cili shënoi gjatë debitimit të tij më ekipin e Nju Jorkut, me rezultatin 2-1 kundër Tottenham Hotspur.
“Pa dyshim se Thierry Henry është njëri prej lojtarëve më të suksesshëm dhe më të njohur të futbollit në 15 vjetët e fundit”, ka thënë drejtori i Red Bull, Dietmar Beiersdorfer.
“Ne jemi të emocionuar që Thierry ka vendosur të vijë në New York për ta ndihmuar ekipin Red Bulls që të kompletohet për sfidat e reja që ofron ky vit, por edhe për vitet nëvijim. Me eksperiencën e tij ndërkombëtare, ai nuk është prapa askujt, është një fitues i provuar”, vazhdoi Beiersdorfer. I kënaqur me këtë transferim dukej edhe vetë futbollisti francez, i cili pjesën më të madhe të karrierës e kaloi tek Arsenal.
“Kjo është një nismë interesante në karrierën dhe në jetën time. Është një nder për mua të luaj për New York Red Bulls. Jam mirë i informuar për historinë e klubit dhe synim imi gjatë qëndrimit në këtë ekip është titulli i parë kampion”, ka thënë 32 vjeçari.
Komente
Shtoni një koment