Për t’u pllaquritur, turistët e zakonshëm preferojnë hyrjen me më pak pengesa për në det. Gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri, Orlando Duque kishte një mendim paksa të ndryshëm: për Red Bull Cliff Search ai ndërmori një kërkim për vende nga të cilat askush më parë nuk është hedhur në Detin Jon.

Këtu një shkëmb 25 m që del jashtë ujit. Atje një tjetër që arrin lartësinë 17 m në ajër. Dhe më tej, disa skërka tek të cilat edhe pulëbardhave do t’u merreshin paksa mendtë. Deri tani qëllimet që zhytësit nga lartësi të mëdha Orlando Duque, Hassan Mouti dhe Zvezdan Grozdic i kishin vënë vetes për harkun kohor 5 – 10 gusht janë shmangur si nga vendasit edhe nga turistët dhe jo më kot.

Por sportistët tanë nuk do të ishin Cliff Divers nëse nuk do të tërhiqeshin si me magji drejt vendeve pikërisht si këto. “Udhëtoj gjatë gjithë vitit për të zbuluar vende të reja interesantë për të realizuar hedhje”, shpjegon Orlando Duque. Së bashku me shokët e tij ai gjeti shumë vende ideale – dhe krejt të paprekura – përgjatë bregut të Detit Jon. “Disa ishin kaq të largëta dhe i arritëm më vështirësi”, tha ai.

Në veprimtarinë pëmbyllëse në zonën qendrore turistike, Vlorë, Duque i shpjegoi publikut të interesuar edhe kushtet themelore të sportit deri më sot të panjohur në Shqipëri. “Kur hidhem nga shkëmbinjtë, unë shtyj me një sasi të caktuar energjie”, tha nëntë herë kampioni i botës. “Në mënyrë që të arrij në një distancë të sigurt dhe të krijoj tensionin trupor të nevojshëm. Pas lëvizjeve akrobatike fiksoj një pikë tek e cila do të zhytem. Është e rëndësishme të parashikosh me saktësi momentin e duhur pasi nëse nuk bie në ujë pingul, kjo mund të ketë pasoja serioze”. Fëmijët në publik menjëherë u përpoqën të zbatonin këshillat e tij. Pas veprimtarisë ata u sollën si Orlando Duque të ardhshëm – edhe pse nga një lartësi më e ulët.


Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit