Rekord në lartësi dhe distancë! Robbie Maddison fluturon 95 metër në ajër dhe përshkon një distancë prej 85 metrash duke kaluar Kanalin e Korintit në Greqi.
Piloti australian Robbie Maddison jo vetëm kapërceu kanalin 85 metër të gjerë të Korintit duke fluturuar gati 100 metër mbi tokë, po gjithashtu kapërcen edhe një vështirësi të madhe personale: frikën.
Shumë pilotë të disiplinës motocross kanë pasur dëshirë të kalojnë Kanalin e Korintit, të ndërtuar në 1893, por australiani Maddison ishte i pari që realizoi këtë kërcim. Ai ndezi motorin, kaloi pranë një pishine, një fushe futbolli, më pas një koteci me pula më një shpejtësi 125 km/h.
Të enjten në mëngjes ai mori vrull mbi pedanë, kapërceu kanalin 80 metër të gjerë dhe zbriti nga motori i tij shëndoshë ë mirë nga ana tjetër e Kanalit të Korintit.
Maddison ia doli mbanë me sukses pavarësisht ndryshimit të sipërfaqes – nga bari në beton në dru në asfalt sërish dhe më pas tapet. “Ishte mjaft e vështirë por kisha një vështirësi tjetër më të madhe për të kapërcyer. Të mposhtja frikën ishte pjesa më e vështirë” tha Maddison.
Fjalët për këtë kërcim të Maddison kishin marrë “dhenë” disa ditë përpara, kështu që turma njerëzish ishin mbledhur që herët në mëngjes për të qenë dëshmitarë të këtij momenti, i cili u kthye në një moment magjik plot brohoritje dhe entuziazëm përgjatë 6 km të Kanalit të Korintit.
Komente
Shtoni një koment