Kampionati Botëror Red Bull Crashed Ice mbledh lojtarët më të mirë në botë të hokejit në akull, dhjetëra mijëra shikues, zhvillohet në vendndodhje të hatashme, tonelata çeliku, një system gjigand ftohjeje dhe mijëra metër katrorë ujë të ngrirë. Rezultati? Red Bull Crashed Ice!
Edhe këtë vit ky kampionat do të ketë disa ndalesa nëpër botë, deri sa të finalizohet në Kebek, Kanada, ku do të kurorëzohet edhe Kampioni i Botës për vitin 2011!
Ndalesa e parë e Red Bull Crashed Ice u zhvillua në Munih, Gjermani më 15 Janar 2011. Kanadezi Kyle Croxall ishte fituesi i parë për këtë vit, në raundin e parë të zhvilluar në Parkun Olimpi në Munih, duke impresionuar 23, 000 spektatorët e mbledhur për të parë këtë eveniment sportiv.
Kalendari i Kampionatit Red Bull Crashed Ice 2011
- 15 Janar 2011 Munih (Gjermani)
- 5 Shkurt 2011 Valkenburg (Holandë)
- 26 Shkurt 2011 Moskë (Rusi)
- 19 Mars 2011 Kebek (Kanada)
Komente
Shtoni një koment