Një skenar komplet i papritur në Vilnius: Më 5 maj Cedric Dumont bëri kërcimin e parë BASE jump nga kulla e TV në Vilnius. Me rënie të lirë nga 170 metra lartësi, belgjiani shtoi Lituaninë të listën e arritjeve të tij.
Kulla e TV në Vilnius është ndërtesa më e lartë në Lituani: 326.5 metra. Duke qenë se drejtimi i erës është i paparashikuar, të kërcesh nga aty kërkon një saktësi të jashtëzakonshme. Më 5 maj kjo ndërtesë u bë sfida e radhës për Cedric Dumont. Belgjiani 39-vjeçar ishte i pari sportist i BASE jump që guxoi të përballej me këtë ndërtesë, ndërkohë që bëri një kërcim prej 170 metrash.
Dumont ishte tmerrësisht i shpejtë: Rreth orës 11 paradite, ai u ngjit në lartësi, në pak sekonda bëri vlerësimin e situatës poshtë në tokë dhe zgjodhi vendin për tu hedhur. Më pas ai hodhi poshtë një top me letër tualeti – për të treguar forcën dhe drejtimin e erës. Duke qenë se kushtet atmosferike ishin të përshtatshme, nuk kishte kohë për të humbur. Cedric u vendos në pozicion, kontrolloi pajisjet e tij të fluturimit – shtrëngoi rripat e çantës së tij dhe … u lëshua! Vetëm pas katër sekondash ai u gjet përballë spektatorëve të habitur dhe u zhduk.
“Nga platforma lart mund të shohësh të gjithë Vilnius, por kur kërcen e gjithë jeta të del përpara syve” tha Dumont pasi zbriti. “Këto katër sekonda të rënies së lirë do të qëndrojnë gjatë në mendjen time. Është hera e parë që bëja një BASE jump në Lituani. Ai vend është fantastik dhe do të mendoj për sfida të tjera këtu”.
Komente
Shtoni një koment