FU_xmassleeve.jpg

Fucked Up - një bandë nga Toronto, u mblodh së bashku me yje të tjerë të muzikës për të regjistruar një version të këngës së preferuar të Band Aid “Erdhën Krishtlindjet”. Të gjithë fitimet nga shitja e albumit do ti përfitojnë tre organizata bamirëse në Kanada që punojnë për ti thënë stop epidemisë së zhdukjes apo vrasjes së grave vendase.

Ky version lë mënjanë grupe apo vokalistë si Bananarama, Boy George apo Bono, në favor të kontributit të vokalistëve vendas si Yo La Tengo, GZA, Ezra Koenig (Vampire Weekend), Bob Mould (Hüsker Dü), Tegan & Sara, Andrew W.K., Kyp Malone (TV on the Radio), aktorin humorist David Cross dhe Kevin Drew (Broken Social Scene).

Solisti i grupit Fucked Up’s Damian Abraham, që njihet gjithashtu edhe si “Pink Eyes”, thotë, “është e vështirë të gjesh një balancë ndërmjet një kënge që presupozohet të jetë këngë klasike gazmore, dhe e lumtur si për pushime dhe nga ana tjetër arsyes përse ne po e nxjerrim si këngë, në favor të organizatave që po përpiqen ti jpain fund një çështjeje serioze për jetë a vdekje siç është ajo që përmendëm.”

Që prej vitit 1980, janë bërë të njohura 520 raste të grave aborigjene kanadeze të vrara apo të zhdukura në të gjithë Kanadanë dhe shumë besojnë se numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë. Nëse krahasohet me pjesën tjetër të populates, norma e tyre e zhdukjes apo e vdekjes do të ishte ekuivalente me më shumë se 18,000 gra e vajza Kanadeze të vrara apo të zhdukura. Rreth 50% e vrasjeve apo zhdukjeve kanë ndodhur që në vitin 2000.

Banda madje ka paguar për regjistrimin e këtij albumi edhe $20,000 të fituar nga marrja e çmimit muzikor Polaris me albumin e tyre të fundit “The Chemistry of Common Life”.

“Erdhën Krishtlindjet” ka dalë në shitje në iTunes dhe do të lançohet në treg si një disk single së bashku me një këngë të pa dëgjuar më parë po nga ky grup në Shkurt 2010. Fucked Up janë gjithashtu gati të nxjerrin në treg një kompilim të disa pjesëve të tyre muzikore të padëgjuara më parë që janë krijuar ndërmjet viteve 2002 dhe 2009, në treg që në datën 25 Janar 2010.
 


Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit