Sportisti BASE jumper Felix Baumgartner u hodh nga ndërtesa më e lartë në botë, Kulla Taipei 101 në Taiwan në 11 Dhjetor 2007. Gjëja më e rrezikshme e kësaj aventure, nuk ishte vetëm kërcimi.
Vetëm pesë sekonda zgjati rënia e lirë për Felix Baumgartner në kërcimin e tij më të fundit BASE jump në Taipei. Pesë sekonda, për të cilat u deshën muaj të tërë përgatitjeje. Austriaku 38 vjeçar kontrolloi kullën, e cila është 509 metra e lartë, pas shumë vizitash dhe i maskuar me veshje të ndryshme, mbajti shënim gjithë pozicionet e kamerave të vëzhgimit, sistemin e sigurisë në këtë kullë dhe fiksoi në kujtesë të gjitha zonat nga të cilat nuk mund të hynte në kullë.Parashuta në tualet
Një ditë përpara kërcimit, Baumgartner e vendosi parashutën në një tualet me ndihmën e një Taivanezi vendas. Të martën pasdite, u nis për misionin sekret në një stil të ngjashëm me James Bond. Në platformën në formë ballkoni, njerëz të ndryshëm ndihmuan për të larguar turistët dhe skuadrën e sigurimit duke i dhënë kështu mundësi Baumgartner-it të ngjiste murin e sigurisë 3 metra të lartë. Që aty ishte një lartësi 509 metra. Pas kërcimit historik, zbriti në tokë sipër një parkingu makinash me kate.
Nga kërcimi deri në nisje
“E kam provuar tri herë, dhe më në fund j’a dola mbanë t’a realizoj këtë ëndërr,” Baumgartner deklaroi shumë i kënaqur pas kërcimit të parë nga kulla më e lartë e botës – aventura më e fundit në një karrierë të gjatë si BASE jumper më i njohur në të gjithë botën. Takimin me policinë dhe sigurimin të cilët j’u vunë në ndjekje me shumë zell pas kërcimit – ndoshta edhe thjesht për t’a përgëzuar – Baumgartneri preferoi t’a evitojë: vetëm 2 orë pas misionit, ai kishte hipur në avionin që do t’a kthentë në vendin e tij.
Komente
Shtoni një koment