Levi Lavallee Red Bull Photofiles

Levi LaVallee ka dalë nga spitali dhe do ti kalojë Krishtlindjet në shtëpinë e tij, në Minnesota. Gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet pas aksidentit gjatë provave për eventin Red Bull: New Year. No Limit, ku ai do të realizonte një kërcim deri në 110.032 metra të lartë, duke thyer rekordin, në San Diego, Kaliforni.

"Kam dalë nga spitali dhe po i drejtohem shtëpisë sime në Minnesota," tha LaVallee. "Kur unë realizova kërcimin deri në 361 (110.032 metra) gjatë provave, mendova se ditën e eventit mund të fluturoja edhe më shumë, më 31 dhjetor, në Red Bull: New Year. No Limits., por fatkeqësisht nuk shkoi ashtu siç e mendova dhe viti i ri do më gjejë ndryshe nga çfarë unë e kisha planifikuar.

"Jam padyshim shumë i mërzitur, por gjëja më e rëndësishme për momentin është që gjendja ime shëndetësore po përmirësohet dhe do ti rikthehem së shpejti jetës sime të përditshme. Falënderoj të gjithë ata që u lutën për mua. Sporti i jashtëzakonshëm që pata, do të thotë shumë për mua. Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri të gjithëve!"

 

Shihni kërcimin e Levi LaVallee gjatë praktikës:

 

 


Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit