Pasionante, me vullnet të fortë dhe pavarësi të plotë, aktorja e Hollivudit dhe yll i rokut Juliette Lewis po fillon nga e para me një album dhe një rol të ri.
Edhe pse është shfaqur në ekranin e kinemasë qëkur ishte 14 vjeç, aktorja Juliette Lewis ra në sy pasi u shfaq si një nuse koti me emrin Becky në filmin e Lasse Hallström “What’s Eating Gilbert Grape”. Ajo u bë e njohur për publikun e gjerë me rolin me të cilin fitoi shumë çmime në filmin e Martin Scorsese “Cape Fear”. Skena në të cilën ajo thith gishtin e madh të dorës së aktorit Robert de Niro ri-shkroi historinë e kinemasë dhe i dhuroi asaj çmimin për Puthjen më të Mirë në një Film në edicionin e vitit 1992 të MTV Video Music Award.
Që nga ajo kohë, karriera e Juliette u ngjit në stratosferë. Ajo ishte aktorja kryesore bashkë me në atë kohë të dashurin e saj aktorin Brad Pitt në Kaliforni, luajti rolin e vrasëses seriale Malloy Knox në filmin psikedelik të regjisorit Oliver Stone “Natural Born Killers” dhe vrasësen sypatrembur të vampirëve në filmin “From Dusk Till Dawn” (të dy me skenar nga Quentin Tarantino), role të cilat e bënë atë pjesë të sfondit kulturor popullor të viteve 1990. Në rolin e Mallory Knox, asaj ju dha mundësia për herë të parë të këndonte në një film. Gjë që nuk kaloi pa lënë gjurmë te ajo vetë: "Ndërsa këndoja, papritur u bëra nervoze sepse kuptova që ishte sikur po lija një zog të dilte nga kafazi. Gjithmonë e kam ndjerë që duhet të këndoja, por njëkohësisht e ndrydhja brenda vetes këtë dëshirë."
Ajo vijoi të ruante këtë dëshirë secret deri në thrillerin më të famshëm të mijëvjeçarit vepër e Kathryn Bigelow me titull “Strange Days”, ku ajo luante dashnoren e lënë pas dore të manaxherit të një klubi me një pasion për kolonën zanore të PJ Harvey. “Hardly Wait” ishte një nga pjesët më të bukura të kolonës zanore të filmit, por ju deshën Juliettes edhe tetë vite të tjerë përpara se të vendoste të përqendrohej tek muzika në kohë të plotë, dhe në vitet në vijim ajo krijoi bandën e saj të quajtur Juliette & The Licks.
“Pas albumit tonë të fundit, kitaristi im donte të dilte në një turne më vete, kurse bateristi donte të bënte qejf më shumë se çdo gjë tjetër në botë," tha Juliette. "Unë e mendoja ndryshe. Unë kam nevojë për gjak, entuziazëm dhe zjarr.”
Nga hiri i The Licks, u ngrit banda e re The New Romantiques. Sikurse kuptohet nga emri i albumit të tyre të parë, “Terra Incognita”, vajza nga Kalifornia po hyn në territore të pashkelura më parë: tingulli po shkëputet nga toni familjar dhe i butë i The Licks drejt një tingulli më të errët të një territori më Romantik, lirikat e saj kanë një atmosferë më të fshehtë dhe intime dhe gjithë ndjesia që të japin ka një frymëmarrje të ndryshme – ndoshta edhe rezultat i një përzgjedhjeje të re të muzikantëve dhe përfshirjes së Omar Rodriguez, kitaristit të Mars Voltas në pultin e miksimit.
Dhe Juliette gjithashtu po i rikthehet ekranit të madh me një rol në filmin ku Drew Barrymore debuton si regjisore “Whip It” në të cilin ajo luan një lojtare derby të quajtur Iron Maven. Në rol kryesor në këtë film është gjithashtu kandidaten e Taurus World Stunt Awards si dhe nxënësen e shkollës së Tarantinos Zoe Bell në rolin e Bloody Holly.
Për të festuar daljen e albumit të saj Juliette ka dalë “në rrugë” me plot kuptimin e fjalës, me shfaqjet e saj në Kaufleuten Zurich, Zurich, (15/11), Paradiso Amsterdam, Noord-Holland, (18), Zeche Bochum (19), Posthof Linz (20), Magazzine Generali Milano (21), Alhambra Paris (23), Heineken Madrid (25), Itzela Oiartzun (26), Apolo Barcelona (27), The Peel Kingston, London (29), Wedgewood Rooms Portsmouth (01/12), si dhe Boom Taksirat Fastival Shkup (5).
Për të dëgjuar disa nga këngët e saj më të fundit dhe për më shumë informacion, vizitoni faqen e Juliette Lewis në MySpace.
Komente
Shtoni një koment