Red Bull Music Academy është një aktivitet i përvitshëm muzikor ku këngëtarë, producentë, Dj, instrumentistë dhe muzikantë nga e gjithë bota kanë mundësinë të ndajnë së bashku eksperiencat e tyre muzikore dhe të përfitojnë nga profesionalizmi i më të mirëve të kësaj fushe.
Me fillesën në 1997 në Berlin si një “Akademi për DJ”, RBMA bëri të mundur që 30 artistë nga e gjithë bota të takohen së bashku, të punojnë dhe të mësojnë nga profesionistët e muzikës.
Duke u zhvilluar çdo vit në vende të ndryshme, Akademia funksionon në mënyrë të tillë: aplikantët duhet të përgatisin një CD me punimet e tyre, që të jetë prodhim origjinal i tyre: këngë, prodhime të DJ dhe çfarëdolloj kompozimi tjetër muzikor, si dhe të plotësojnë një formular aplikimi. Nga ky moment çdo aplikant merret në konsideratë, pavarësisht zhanrit të muzikës që luan.
Për 2 javë rresht, pjesëmarrësit punojnë në studiot e Akademisë, të pajisura me aparaturat më moderne për performancat dhe prodhimet muzikore. Për më tepër, ata janë të vëzhguar nga “Ekipi i Studios” së Akademisë, të gjithë profesionistë në fusha të ndryshme të muzikës, dhe marrin pjesë në leksionet që japin të ftuarit, të cilët mund të jenë nga teknikë zëri deri tek kërcimtarë të muzikës rap. Akademia gjithashtu publikon një CD me muzikë origjinale të prodhuar në semestrin e kaluar të titulluar “Përmbledhje”.
RBMA u themelua nga Many Ameri, Christopher Romberg dhe Torsten Schmidt, të cilët menaxhonin një kompani prodhimi të quajtur Yadastar. Në 1997, prodhuesi i pijes energjike Red Bull iu afrua Yadastar për të implementuar disa metoda të reja në kultivimin e muzikës.
Aktivitetet e kaluara janë zhvilluar në Berlin (1998 dhe 1999), Dublin (2000), Nju Jork/Londër (2001), Sao Paolo (2002), Cape Town (2003), Romë (2004), Seattle (2005), Melburn (2006), Toronto (2007) dhe Barcelonë (2008).
Aplikantë nga e gjithë Shqipëria janë të mirëpritur të bëhen pjesë e Red Bull Music Academy. Mjafton të dorëzoni një CD me punimet tuaja dhe të plotësoni një formular aplikimi të cilin mund ta shkarkoni në linkun e mposhtëm:
http://www.redbullmusicacademy.com/downloads/application_form.pdf
Ky formular aplikimi duhet dërguar me postë brenda datës 27 korrik 2009 adresën e mëposhtme:
Red Bull Music Academy
Applications London 2010
Boisseréestr. 9 – 11
50674 Cologne
Germany
Red Bull Music Academy Parties
(Kalendari i festave që do të zhvillohen gjatë muajit qershor dhe korrik në Tiranë)
04/06/09 - Urgjenca - Boocky DJ
12/06/09 - Lollipop - Andy DJ
18/06/09 - Raum - Chriss V, Clydee J
26/06/09 - Folie - Miss Ilda, Victor Kraay
03/07/09 - Pop Art - Leo Ciko, Sebo Gressive
10/07/09 - (1) Mai Tai - Dj Andy Gramm
10/07/09 - (2) Unit Club - Dj Likatek nga Kosova, Dj Naka nga Kosova, Dj Protonyz, Dj Ivi
16/07/09 - Urgjenca - Dj Piko, Dj Andi Q.
DJs më në zë Shqiptarë do të luajnë në Red Bull Music Academy Parties, duke miksuar krijimet e tyre origjinale me muzikën e Akademisë. Disa prej tyre kanë marrë pjesë në Red Bull Music Academy Info Session që u zhvillua vjet në Tiranë dhe pse jo aspirojnë që këtë vit të jenë ndër aplikantët e përzgjedhur për në Londër, ku do të jetë takimi i rradhës i Red Bull Music Academy, me DJs, producentë, instrumentalistë nga e gjithë bota.
Të ftuarit në party do të kenë kënaqësinë të shijojnë tingujt e kësaj muzike...
Komente
Shtoni një koment