Red Bull Arts of Helmet

Peter Besenyei nuk është vetëm piloti më i shpejtë i Red Bull Air Race por edhe ai që vishet me më shumë stil. Red Bull Arts of Helmet i dhanë heroit kombëtar hungarez një kaskë krejt të re të punuar në mënyrë artistike.

 

Në 20 gusht, kur në Budapest të zhvillohet Red Bull Air Race, njëri prej pilotëve në veçanti do të jetë veshur bukur. Heroi lokal Peter Besenyei do të veshë një kaskë të dizenjuar nga artisti hungarez László Tartó – fitues i Red Bull Arts of Helmets.

Në këtë garë krijuese, dhjetë artistë hungarezë transformuan idetë më të mira të dizenjimit për kaskën e Besenyei-t me penela dhe bojë spray. Rezultati i punës së tyre varionte nga modele abstrakte në imazhe që të kujtonin globin ose trurin. Juria e cila përfshinte përfaqësues të institutit hungarez të artit dhe kulturës zgjodhi punën e Tartó, një punonjës i Fabrikës së Porcelanit Herend. 29 vjeçarit iu deshën tre javë të plota pune për të mbaruar modelin e tij me pamjet pendësh të realizuar me dorë.

Në 11 korrik, duke përfshirë edhe 9 vepra të tjera arti, do të zhvillohet një ankand online për helmetën fituese në www.sisakaukcio.origo.hu. Të ardhurat nga ankandi do të shkojnë për Wings for Life (Krahë për Jetën).

Red Bull Arts of Helmet

 

Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit