Nëse herën e parë nuk ke sukses, provoje, provoje përsëri – kjo është moto sipas të cilës ka jetuar Rhys Millen gjatë jetës së tij.
Edicioni parë i Red Bull: New Year. No Limits 2007 ishte planifikuar me prezencën e Robbie Maddison e Rhys Millen dhe stilin e tyre sensacional. Ndërkohe që australiani Maddsion kishte synim për të kërcyer më larg se kurrë me motorr, Millen ishte i vendosur për të realizuar një backflip me një kamion.
Por i riu nga Nju Zelanda, Millen, u dëmtua gjatë provave, duke i lënë rrugë të lirë Maddison për të qenë qendra e vëmendjes në Las Vegas, duke kërcyer 322 feet dhe shtatë inches në një fushe futbolli dhe rrëzuar rekordin botëror të EvelKnievel.
Millen, shumë i vendosur, u rikthye në shkretëtirën e Nevedas 12 muaj më vonë për të përfunduar misionin e nisur. Backflip-i – me 36 milje në orë, me një distance prej 80 feet dhe lartësi prej 50 feet – Millen pa u trembur dhe pa një ekuilibër të plotë, arriti të rrotullonte kamionin.
“Ti vjen i përgatitur sa mundesh, duke menduar se ke kontroll mbi të gjithë elementët – shpejtësinë, distancën dhe lartësinë,” – thotë Millen. “Por ti ke vetëm një mundësi, për ta bërë ashtu siç duhet. Unë arrita të zbrisja në tokë, por zbrita me lëkundje.”
Millen doli nga kamioni “si kokrra e mollës” dhe u përshëndet me duartrokitje nga publiku.
Visit the official Red Bull: New Year. No Limits microsite.
Komente
Shtoni një koment