Thierry Marx, shefi i kuzhinës në Ikarus për majin, është tamam si një Bruce Willis francez, i cili ka punuar si punonjës sigurie në të kaluarën dhe ka gjithashtu dashurinë e yjeve amerikanë për rrezikun. Disa vite më vonë, ai ndryshoi uniformën duke veshur përparësen e kuzhinierit.
Thierry Marx ka punuar me shumë saktësi për të krijuar strukturën e produkteve dhe gatimeve dhe për ti kombinuar ato së bashku. Ndërsa pamja e jashtme e gatimeve të tij mund të duket shumë e pazakontë, shijet janë shumë të veçanta. Kjo tregon origjinalitetin dhe forcën e kuzhinës së tij. Shumë nga kuzhinierët më në zë francez kanë punuar në restorantet më të mirë perëndimore. Haute Cuisine. Kjo nuk ka ndodhur me Thierry Marx i cili e kaloi fëmijërinë në Ménilmontand, një krahinë në veri të Parisit. Pasi la shkollën, ku nuk dha shumë rezultat, ai hyri në radhët e ushtrisë dhe shërbeu në Lebanon, midis shumë shteteve të tjera. Lufta Civile la shumë gjurmë tek ai dhe nuk dëshiron të flasë për atë përudhë të jetës së tij.
Me sugjerimin e babait të tij, Marx u trajnua si kuzhinier nga Compagnons, një organizatë profesionistësh. Ai bëri stazhin e shkollës në restorantin Taillevent nën drejtimin e Alain Chapel dhe Jamin dhe nën kujdesin e Joel Robuchon. Në 1987, shefi francez mori yllin e parë tek Roc en Val in Tours dhe katër vjet më vonë tek Cheval Blanc në Nimes. Marx më pas shkoi në Azi, Singapore dhe Bangkok. Ketu ai punoi, bëri trajnime dhe udhëtime të ndryshme.
I frymëzuar nga njerëzit, mënyra e jetesës, gatimet dhe gjërat e freskëta që gjeti aty, ai u kthye në atdhe në 1995 dhe u vu në pozicionin e shefit në Chateau Cordeillan-Bages. Marx, dikur një nxënës i varfër, u bë një mjeshtër i Nouvelle Cuisine. Gatimet e tij janë të shumëllojshme mish rosaku i gatuar me zjarr të ngadaltë me pjeshkë, rizoto me sojë, me lëngun e prodhimeve të detit dhe me zhardhok kërpudhash si dhe makarona me t brendshmet e kafshëve dhe kërpudha.
Në 2005, Marx u quajt Kuzhinieri i Vitit nga Gault Millau Guide. Një vit më vonë, në 2006, kolegët e tij e zgjodhën si kryetar të kuzhinierëve në kuadrin e një aktiviteti të përvitshëm të organizuar nga revista “Le Chef”. Kështjella Cordeillan-Bages i detyrohet shumë Marx që prej 2007. Nën kujdesin e tij, restoranti u vlerësua me yllin e parë Michelin, duke marrë edhe të dytin pas tre vitesh. Kur nuk është duke gatuar, është e sigurtë se Thierry është duke shkruar pjesën e dytë të librit më të shitur Planéte Marx.
Bruce Willis është një ndër artistët më të mirët në botë, ndërsa Thierry Marx përmbush të gjithë kënaqësitë në kuzhinën e kështjellës Cordeillan-Bages. Gatimet e Marx i përkasin një gjenerate të re e cila kombinon stilin tradicional me atë modern. Me të vërtetë, moto e tij ngjason me një nga filmat “Die Hard”: shkatërro që të ndërtosh sërish.
Komente
Shtoni një koment