Kampioni në fuqi, britaniku Paul Bonhomme fitoi garën e parë të sezonit të Red Bull Air Race 2010 në Abu Dhabi të shtunën më 27 mars, duke lënë pas patriotin e tij Nigel Lamb (vendi i 2-të) dhe hungarezin Peter Besenyei (vendi i 3-të) në një garë fantastike mbi ujrat e Gjirit Arabik.
Hannes Arch, i cili fitoi garën në Abu Dhabi vitin e kaluar, u skualifikua në raundin Top 12 për realizimin e një fluturimi të rrezikshëm. Me temperaturat që shkonin mbi 40 gradë dhe erën e fortë të shkretëtirës që papritur ndërroi drejtimin pak orë para garës, hapja e sezonit u kthye në garën më dramatike të gjashtë viteve të fundit të Kampionatit Botëror Red Bull Air Race.
“Ishte një fillim shumë i bukur” tha Bonhomme, i cili mori 12 pikë dhe shënoi fitoren e 12-të në karrierën e tij. Edhe për veteranët e Red Bull Air Race, Lamb dhe Besenyei ishte një garë në kushte atmosferike shumë të vështira, po gjithsesi ata arrtiën të menaxhonin situatën. Koha e fitores që realizoi Bonhomme ishte 1:14.06. Lamb ishte 0.86 sekonda pas, ndërsa Besenyei 7.12 pas.
“Ishte shumë e habitshme ajo që pamë sot” u shpreh Bonhomme. “Era ndërroi drejtim dhe i çorientoi të gjithë. Temperatura ishte një faktor tjetër. Në raste të tilla është thelbësor përqëndrimi. Nuk mendoj se është koinçidencë që vetëm të vjetrit hipin në podium. Eksperienca është ajo që të ndihmon në raste të tilla. Duhet të jesh shumë i vëmendshëm me atë që ndodh rreth e rrotull dhe të zbatosh shumë mirë taktikat”.
Gara e parë e sezonit 2010 ishte eksperienca e parë për dy të rinjtë, Martin Sonka nga Republika çeke dhe brazilianin Adilson Kindlemann.
Gara tjetër e sezonit do të zhvillohet në Perth, në Australinë Perëndimore më 17 dhe 18 prill.
Kalendari i Kampionatit Red Bull Aira Race 2010:
Mars 26/27: Abu Dhabi (Emiratet e Bashkaura Arabe)
Prill 17/18: Perth (Australi)
Maj 8/9: Amerika e Jugut
Qershor 5/6: Windsor, Ontario (Kanada)
Qershor 19/20: Nju Jork, (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)
Gusht 7/8: EuroSpeedway, Lausitz (Gjermani)
Gusht 19/20: Budapest (Hungari)
Shtator 4/5: Lisbon (Portugali)
Komente
Shtoni një koment