Më 29 Mars u zhvillua raundi i parë kualifikues i Red Bull Tum Tum Pa tek “Fakulteti i Ekonomisë”, ku morën pjesë 9 grupe konkurrente.
Të gjitha grupet patën një paraqitje mjaft të mirë, duke krijuar muzikë me sendet e tyre shkollore si: lapsa, stilolapsa, mbajtëse stilolapsash, dosje, ngjitës, vizore etj.
Gjithashtu studentët përdorën kanacen e Red Bull për të krijuar tinguj, duke e prerë dhe duke i vendosur krahë.
Në sallën ku zhvillohej konkursi ishin prezent edhe shumë studentë të tjerë të këtij fakulteti, të cilët edhe pse nuk ishin konkurrentë, kontribuan me duartrokitjet e tyre në krijimin e një ambienti mjaft argëtues për të gjithë.
Tre grupet fituese ishin:
- Fin-Al
- Transleaters
- Pa dashje
Më 31 Mars u zhvillua raundi i dytë kualifikues i Red Bull Tum Tum Pa, pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agro-Biznesit në Universitetin Bujqësor, Kamëz.
Në këtë konkurrim morën pjesë 24 studentë, duke krijuar 6 grupe.
Tre grupet fituese ishin:
- 4 Friends
- Reald
- Financa
Kalendari për raundet në vijim të Red Bull Tum Tum Pa:
05.04.2011 - Fakulteti i Mësuesisë, Salla e Amfiteatrit, Korçë, ora 13:00
07.04.2011- Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Salla 102, Tiranë, ora 13:00
14.04.2011- Universiteti "Pavarësia", Vlorë, ora 13:30
19.04.2011- Akademia e Arteve, Salla "Çesk Zadeja",Tiranë, ora 13:00
21.04.2011- Universiteti "Luigj Gurakuqi", Salla "At Pjetër Meshkalla", Shkodër, ora 12:00
Komente
Shtoni një koment