Austriaku Hannes Arch përpara britanikut Paul Bonhomme dhe francezit Nicolas Ivanoff: Edhe pse foto e fitores nga Abu Dhabi sugjeron të kundërtën, fillimi i Kampionatit Botëror Red Bull Air Race 2009 solli shumë surpriza dhe realizime të rëndësishme – për pilotët dhe fansat gjithashtu.
“Kemi akoma shumë për të dhënë...”
“Një fillim i shkëlqyer. Ishte shumë më e vështirë seç dukej. Të fluturosh tri herë në këtë nxehtësi është tmerrësisht e vështirë”shpjegoi shumë i lodhur dhe i entuziazmuar njëkohësisht Hannes Arch pas fitores së tij përpara 100,000 spektatorëve, në garën e parë të Red Bull Air Race për këtë vit në Abu Dhabi. Mbajtësi i titullit përmirësohej nga raundi në raund në ditën e garës, por kishte ende probleme: “Gjatë garës për të shkuar në Final 4 unë u penalizova 2 sekonda. Mund ta shihni se si një gabim i vogël mund të të çojë drejt humbjes”. 41-vjeçari tashmë po mendon rreth garës së ardhshme në San Diego më 9 dhe 10 maj: “Kemi ende shumë për të dhënë dhe do të përpiqemi ti bëjmë aeroplanët që të fluturojnë edhe më shpejt”.
Koha për të humbur peshë për Bonhomme
Edhe pse Paul Bonhomme ishte në formë të mirë duke u pozicionuar në vend të dytë, do të presim javët që vijnë për të parë më tej rezultatet. “Për momentin aeroplani jonë plus pilotët është 45 kilogram më i rëndë se aeroplani fitues” tha britaniku, i cili humbi vendin e parë për 89-të qindtat e sekondat. “Na duhet të humbasim peshë. Mekanikët e mi do të fusin aeroplanin në palestër javën që vjen dhe gjithashtu pas do të bëj edhe unë të njëjtën gjë. Dhe nëse mendoni se 45 kilogramë nuk janë shumë, mendojeni këtë peshë në 10 G … do të jetë 450 kile ose pesë pasagjerë, një disavantazh i madh …” tha fituesi 44-vjeçar i vendit të dytë.
Surpriza nga radhët e të rinjve
Surpriza më e madhe në Abu Dhabi erdhi nga një i ri: Matt Hall përfundoi garën duke debutuar në mënyrë fantastike dhe duke u renditur i pesti. Vetem një penalti 2 sekonda e pengoi atë për të shkuar në Final 4. “Jam shumë i gëzuar. Nuk e prisja këtë” tha 37-vjeçari australian për 7 pikët e tij. Gjermanin Matthias Dolderer u rendit në vend të 11-të, duke qenë një tjetër nga të rinjtë që shënoi pikë në tabelë.
Të vjetrit të zhgënjyer
Për dorën e vjetër Kirby Chambliss (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) dhe Peter Besenyei (Hungari) pati zhgënjime të mëdha: 49-vjeçari amerikan dhe Kampion Bote në 2006 u rendit i nënti, një vend përpara hungarezit fitues dy herë të vendit të dytë në 2005 dhe 2006. Mike Mangold (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) – Kampion Bote në 2005 dhe 2007 gjithashtu shpresonte për më shumë se vendi i shtatë, por gabimi i tij 4 sekonda në Super 8 bëri të pamundur një rezultat më të mirë. “Më pak peshë dhe më shumë fuqi kërkon 53-vjeçari për të qenë më pranë fitores në garën që zhvillohet në shtëpinë e tij, në San Diego.
Komente
Shtoni një koment