Qytetet ku do të zhvillohet ky aktivitet mjaft interesant do të jenë Tirana, Vlora, Korça, Shkodra dhe etapa finale përsëri në Tiranë.
Aeroplanët prej letre: të ngrejë dorën kush nuk provuar asnjëherë ti ndërtoje! Tani pasioni i lindur për të luajtur me letra në shkollë do të shndërrohet në një garë sportive me Red Bull Paper Wings, i pari Kampionat Botëror që ka si protagonistë studentët në të gjitha vendet e botës. Mjafton një fletë letre, shumë ide, krahë të fortë e të përgatitur si dhe një dozë të shëndetshme ëndrrash me sy hapur dhe mund të jesh një nga ata, emrat e të cilëve do të zënë vend në historinë sportive.
Aktiviteti që dikur praktikohej në Kinën e Lashtë për të kaluar kohën, sot është zhvilluar së tepërmi dhe në majin e këtij viti, të apasionuarit pas aeroplanëve prej letre nga e gjithë bota do të takohen sërish për të fituar titullin kampion botëror në një aktivitet tepër të veçantë, siç është Red Bull Paper Wings.
Edicioni i parë i këtij aktiviteti në 2005/2006 regjistroi mbi 10,000 konkurrentë nga 50 vende, të cilët morën pjesë në 260 raunde kualifikuese në të gjithë botën, me qëllim pjesëmarrjen në aktivitetin kryesor ku fituesit u kurorëzuan në kategoritë “Koha më e Gjatë në Ajër”, “Distanca më e Gjatë e Përshkuar” si dhe “Fluturimi më Aerobatik në Ajër”.
Raundet kualifikuese
Tiranë – 10.03.2009, Palestra pranë Rektoratit, në sheshin përpara Stadiumit "Qemal Stafa" ora 17:00
Vlorë – 12.03.2009, Pallati i Sportit "Flamurtari" ora 12:00
Kamzë, Tiranë – 17.03.2009, Palestra e Universitetit "Motrat Qiriazi" ora 15:00
Korçë – 19.03.2009, Pallati i Sportit "Tamara Nikolla" ora 13:00
Shkodër – 23.03.2009, Palestra “7 Nëntori” ora 15:00
Tiranë – 24.03.2009, Palestra e Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi" ora 14:00
Faza finale
Tiranë - 26.03.2009, Pallati i Kongreseve ora 18:00
Gjithsesi, konkurrentët që duan të marrin pjesë në finalen botërore në Hangar-7 në Salzburg, Austri në datat 01 dhe 02 Maj 2009, fillimisht do t’u duhet të provojnë veten kundër pilotëve më të mirë të vendeve prej nga vijnë, në raundet kualifikuese. Për tu regjistruar mjafton të vizitoni faqen www.redbullpaperwings.com dhe më pas të vazhdoni përgatitjet të armatosur me letër dhe me ide!
Komente
Shtoni një koment