... Sigi Grabner: 33 vjeçari austriak është një nga më të preferuarit në Kampionatin Botëror të Snowboard në Gangwon, në Kore. Në këtë intervistë Kampioni i Botës në 2003 flet rreth vetes dhe atletëve të tjerë.

Ju do të jeni në Kore si kryesues i përgjithshëm dhe pretendent për titullin Kampion Bote në sezonin tuaj të 15-të të Kupës së Botës. A do ju shohin fansat në formën tuaj më të mirë?

[Qesh] Mund të them që do jem mjaft në formë. Ndjehem shumë mirë me sportin që bëj.

A prisni medalje?

Çdo gjë mund të ndodhi. Unë nuk dua të mburrem, se kam bërë asnjëherë këtë gjë. Gjëja kryesore argëtimi, kaq mund të them. Të tjerat më mirë ja lejmë kohës.

Ju tani jeni 33 vjeç; Doris Günther – kryesuesja për Kupën e Botës është 3 vjet më e vogël se ju. Mos është koincidencë që më të vjetrit po dominojnë në këtë sezon apo ka ndonjë arsye tjetër?

Ne “më të vjetrit” kemi qenë me të vërtetë në formë vitet e fundit. Mosha në snowboarding nuk është shumë e rëndësishme, sidomos në snowboarders alpine. Moshat e reja kanë mundësi të fitojnë reflekse, ndërkohë që dikush me më shumë eksperiencë ndjehet më i lidhur me sportin dhe kujdeset më shumë për pajisjet.

Ju jeni shumë i suksesshëm edhe si drejtues i skuadrës suaj. Rreth 20 persona do të konkurrojnë në SG Pro Team, ndër të cilët Marion Kreiner, Roland Fischnaller dhe Zan Kosir (SLO). Çfarë prisni nga “atletët tuaj ” në Kore?

Të tregojnë veten e tyre. Ata kanë mundësi për të fituar, prandaj unë shpresoj për një ose dy medalje.

Kjo do të jetë reklama më e mirë për ekipin tuaj?

Natyrisht! Nuk ka reklamë më të mirë se suksesi, veçanërisht në një aktivitet kaq të rëndësishëm. Asia, mbi të gjitha Korea, është një treg shumë i mirë.


Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit