Nuk është e lehtë të marrësh pjesë! Atyre që mezi presin të kualifikohen për në Kampionatin Botëror Red Bull Crashed Ice 2010 në Munich, ju është dashur të udhëtojnë në një nga aktivitetet kualifikuese në Gjermani. Disa nga pjesëmarrësit nuk u trembën nga distancat e mëdha apo orë të gjata udhëtimi – kryesisht kandidatët nga Zvicra, Hollanda, Austria dhe Republika Çeke.
Për shembull hollandezi i skenës ndërkombëtare të hokejit në akull, Kevin Bruijsten, kishte udhëtuar gjithë rrugën nga qyteti i Nijmegen për në Krefeld për tu bërë pjesë e garave kualifikuese ku ja doli mbanë të arrinte kohën më të shpejtë për një xhiro prej 25.60 sekondash.
Në aktivitetin e zhvilluar në Schwenningen, Marco Adank dhe Yannick Chatelain u ndeshën për një vend në finale – por pa sukses. Megjithatë pak më vonë në Eppelheim, dyshja zvicerane ja doli mbanë të arrinte në finale.
Me një kohë prej 24.41 sekonda, austriaku, Sascha Stöfelmayer, u rendit midis tre të parëve në Straubing, gjë që i mjaftoi atij për të fituar një vend në finalen e Munihut. “Lexova në revistën Red Bulletin për aktivitetin Red Bull Crashed Ice dhe e dija që duhet të bëhesha patjetër pjesë e kësaj gare," tha Stöfelmayer. "Është diçka shumë e vacantë dhe jam super i lumtur që ja dola mbanë të kualifikohem “.
Atletët Çekë megjithatë nuk arritën të shkëlqejnë. Edhe pse ata kishin marrë pjesë në aktivitetin Red Bull Crashed Ice në vitin 2008, ata nuk arritën dot në finalen e këtij viti. Edhe një shembull tjetër ky i nivelit të lartë që kanë arritur garat e këtij viti – edhe në nivelin kualifikues.
Raundet kualifikuese në Nuremberg, Kaufbeuren, Garmisch-Partenkirchen dhe Munich do të presin të tjerë atletë nga vende të tjera që do të rrëshqasin në pistat e Red Bull Crashed Ice drejt finales së madhe të Munihut në 16 Janar 2010!
Komente
Shtoni një koment