040310CR02.jpg

Red Bull Music Academy (RBMA) është një aktivitet i përvitshëm muzikor ku këngëtarë, producentë, Dj dhe muzikantë nga e gjithë bota kanë mundësinë të ndajnë së bashku eksperiencat e tyre muzikore dhe të përfitojnë nga profesionalizmi i më të mirëve të kësaj fushe.

Me fillesën në 1997 në Berlin si një “Akademi për DJ”, RBMA bëri të mundur që 30 artistë nga e gjithë bota të takohen së bashku, të punojnë dhe të mësojnë nga profesionistët e muzikës.

Duke u zhvilluar çdo vit në vende të ndryshme, Akademia funksionon në mënyrë të tillë: aplikantët duhet të përgatisin një CD me punimet e tyre, që të jetë prodhim origjinal i tyre: këngë, prodhime të DJ dhe çfarëdolloj kompozimi tjetër muzikor, si dhe të plotësojnë një formular aplikimi. Nga ky moment çdo aplikant merret në konsideratë, pavarësisht zhanrit të muzikës që luan.

Për 2 javë rresht, pjesëmarrësit punojnë në studiot e Akademisë, të pajisura me aparaturat më moderne për performancat dhe prodhimet muzikore. Për më tepër, ata janë të vëzhguar nga “Ekipi i Studios” së Akademisë, të gjithë profesionistë në fusha të ndryshme të muzikës, dhe marrin pjesë në leksionet që japin të ftuarit, të cilët mund të jenë nga teknikë zëri deri tek kërcimtarë të muzikës rap.

Vitet e kaluara aplikantë nga Shqipëria dhe Kosova kanë dorëzuar formularët e aplikimit dhe CD me punimet e tyre, por pa mundur të përzgjidhen si pjesëmarrës në seminaret e zhvilluara nga Red Bull Music Academy, siç ishte ai i organizuar në Londër në Shkurt 2010.

Edicioni i ardhshëm i Red Bull Music Academy do të zhvillohet në Tokio, 23 Tetor - 25 Nëntor 2011, i ndarë në dy semestër. Faza e aplikimit për këtë edicion është e hapur nga 2 Shkurt – 4 Prill 2011.
Për të shkarkuar formularin e aplikimt, ju lutem vizitoni faqen zyrtare të Red Bull Music Academy (http://www.redbullmusicacademy.com/academy-info/apply-for-tokyo-2011/)

Ne kuadër të kësaj Akademie Muzikore gjatë muajve shkurt dhe mars, në qytete të ndryshme të Kosovës, si Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Ferizaj do të zhvillohen disa party, për të afruar dhe integruar DJ, producentët, instrumentistë për tu bërë pjesë e Red Bull Music Academy, si dhe për ti ftuar ata të aplikojnë.

Kalendari i Red Bull Music Academy Radio Nights:

23.02.2011 Peppermint (Prishtinë) Dj Professional
26.02.2011 Chronic (Gjakovë) Dj Mali, Dj Nertari, Lumi, Artili
04.03.2011 Icons Pub (Ferizaj ) Dj Flow
05.03.2011 Depo Club (Prishtinë) Dj Kont
06.03.2011 Escobar (Prizren) Dj Blunt
12.03.2011 Duplex (Prishtinë) Dj Jungle
 


Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit