Fabjan Duro Florian Abazaj

Pas 5 muajsh kërkime nëpër të gjithë qytetet e Shqipërisë dhe Kosovës për të zbuluar talentet e reja në disiplinën sportive Street Style ose futboll i silit të lirë, më në fund në Tiranë, u mblodhën 25 më të mirët të cilët konkurruan me numrat dhe truket e tyre më të bukura për të fituar një vend në finalen kombëtare.

Të rinj të moshave të ndryshme duke filluar nga më i riu 7 vjeç, krahas aktivizimit me ekipet e të rinjve në qytete të ndryshme të Shqipërisë e Kosovës, kanë një pasion të veçantë për këtë disiplinë sportive e cila kërkon shumë orë punë në ditë si dhe vite të tëra stërvitje përpara se të arrihen nivele të larta të kontrollit të topit dhe perfeksionimit të lëvizjeve dhe kombinacioneve të ndryshme me top.

Rruga drejt finales ka qenë e vështirë dhe e gjatë sidomos për 5 konkurrentët që kanë mbërritur nga Kosova si dhe për 2 vëllezërit që kanë ardhur që nga Athina për të mos humbur këtë rast.

Një juri e nderuar e përbërë nga futbollisti i mirënjohur Redi Jupi, komentatori dhe specialisti i njohur i futbollit Dritan Shakohoxha si dhe pionieri i lëvizjes Hip Hop dhe Break Dance në Shqipëri Tan Brama, ishin prezent për të gjykuar mbi performancën e të rinjve pjesëmarrës, në tre aspekte të ndryshme Aftësitë Teknike, Stili dhe Kreativiteti.

 

Rregullat e konkurrimit në Red Bull Street Style ishin të thjeshta:

1 top     2 lojtarë    3 minuta

 

16 më të mirët u ndeshën më 28 janar 2010 në duele të përzgjedhur sipas shortit dhe në gjysmë finale arritën Fabian Duro, 21 vjeç nga Tirana, vëllezërit Enrik 20 vjeç dhe Ertil Kondakçiu 15 vjeç që jetojnë prej vitesh në Greqi, si dhe Holkid Selmani, 18 vjeç nga Shkodra. Pas disa duelesh tepër të forta dhe interesante, juria e pati vërtet të vështirë për të zgjedhur fituesin sepse sipas tyre, gjysmëfinalistët ishin të gjithë shumë të përgatitur.

Në vitin 2008 morën pjesë në finalen botërore të zhvilluar në Brazil përfaqësues të kësaj disipline sportive nga 45 vende të botës.

Këtë vit botërori do të zhvillohet në Cape Town në Afrikën e Jugut në 26-28 Prill dhe Fabian Duro - fituesi i finales kombëtare që u zhvillua sot në Tiranë - do të përfaqësojë shqiptarët duke i bërë sfidë kështu kombëtares sonë e cila nuk e pati shansin e botërorit të Afrikës së Jugut.
 

 

Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit