Lilou vs Cloud Martha Cooper

Në sallën gjithë shkëlqim të ballove Hammerstein në Nju Jork, francezi b-boy Lilou u kurorëzua me titullin fitues të Red Bull BC One për herë të dytë.

Lilou, urime! Je i pari B-Boy që fiton Red Bull BC One për herë të dytë. Çfarë do të thotë kjo për ty?
Tashmë ndihem pjesë e historisë së breakdance-it. Askush nuk ka arritur atë që bëra unë sot. Është një ndjesi e pabesueshme.


Pra kjo është një ditë e madhe për breakdance-in francez, apo jo?
Në fakt është një ditë e madhe për Algjerinë! Unë mora rripin përsëri dhe skuadra jonë e futbollit fitoi kundër Egjiptit kështu që u kualifikua për botërorin e 2010-ës në Afrikën e Jugut. Një dy tre, rroftë Algjeria!


Përpara se të ngjiteshe në skenë unë vura re se ndërsa kërcimtarët e tjerë po bënin nxemjen, ti ishe ulur në qoshen e dhomës prapaskenë, duke shkruar në copa letre ...
Unë po bëja një plan se cilat lëvizje do të bëja në secilin raund. Sepse për shembull në gjysmë-finale janë tre raunde dhe unë nuk doja të përsëritja veten.


Si t’u duk Cloud, kundërshtari yt në finale?
Cloud ka një stil shumë të bukur, si kërcim i artit modern. Kjo ishte hera e tij e parë në Red Bull BC One dhe ai arriti në raundin final! Por unë ju përmbajta strategjisë sime dhe ja dola me sukses.


Tu duk sikur spektatorët po të mbështesnin vetëm ty?
Aspak! Unë kisha shumë frikë sepse kur u ngjita në skenë turma thërriste: U-S-A! U-S-A! Por kjo vetëm sa më dha më tepër forcë.


Ti nuk e dorëzove rripin që fitove. Edhe pse ishte menduar që të ishte një sfidë. Po këtë radhë, mendon se do ta kthesh pas një viti?
S’ka shans!


Vizitoni faqen zyrtare të Red Bull BC One.


Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit