Patrik Sandell and Emil Axelsson Red Bull Photofiles

Patrick Sandell, shoferi suedez i rally është bashkuar me Red Bull Rally Team për Kampionatin e ri të FIA me makinat Super 2000 në S-WRC.

Edhe njëherë tjetër, 27-vjeçari Sandell, do të jetë prapa timonit të një Skoda Fabia Super 2000 të firmës austriake BRR – skuadra që mban meritën e fitores së Andreas Aigner në 2008. 

Përkrah Sandell do të jetë co-piloti 26-vjeçar Emil Axelsson, dhe së bashku  kanë për qëllim të fitojnë kurorën e S-WRC. “Unë jam shumë i kënaqur që kam mundësinë ti japë përsëri një makine të BRR,”- tha Sandell. “Është një skuadër shumë profesionale dhe më pëlqen të punoj me ta. Besoj se janë më të mirët. Ne do të punojmë dhe do të përmirësojmë nga viti i kaluar. Qëllimi i vetëm mbetet fitorja dhe titulli në S-WRC.”

“Ndihemi shumë të motivuar dhe mezi po presim për ditën e garës” – Emil Axelsson

I riu nga Östersund, Suedi premton shumë për të qenë një ndër pilotët më të mirë të rally në të ardhmen. Axelsson jeton në Linköping dhe ka qenë co-piloti i Sandell që nga fillimi i rally-it. 

“Ndjehem shumë mirë që kam mbyllur kontratën me Skoda, Red Bull dhe BRR edhe për vitin tjetër. Kemi punuar shumë për një kohë të gjatë së bashku – dhe SWRC do të jetë një sfidë shumë e madhe”- tha Axelsson në blogun e tij. 

Vitin e kaluar, skuadra fitoj dy garat e para të sezonit por tërheqja e njëpasnjëshme e disa personave i dha fund sfidës së tyre për titullin dhe fitoren. Pronari i BRR, Raimund Bamschlager është i bindur se skuadra ka bërë përmirësime të mëdha. 

“Ne jemi të gëzuar që do të marrim pjesë sërish në Kampionatin Botëror të 2010. Do të mbështetemi tek skuadra jonë. Ne duam të mësojmë nga gabimet tona dhe mos ti shmangim për garat e ardhshme. Patrick Sandell dhe Emil Axelsson janë një dyshe perfekte për të fituar kampionatin. 

“Të dy janë të përkryer dhe japin ndihmën e tyre në skuadër, një faktor shumë i rëndësishëm.  Me Skoda Fabia S 2000 kemi një makinë fituese në 2010. Në verë do të kemi një version më të përparuar – Evo2. Kampionati do të bëhet edhe më interesant me hyrjen e Fordit në garë, kjo është e sigurt!”

Skuadra do të filloj testimet e programit të dimrit të hënën për përgatitjen e fillimit të serive – dhe aktivitetit në shtëpinë e Sandell – Rally Suedisë, që fillon më12 shkurt.

“Tani janë ditët më të zëna me punë sepse duhet të punojmë për gjithçka përpara fillimit të Rally Suedisë. Ndihemi shumë të motivuar dhe mezi po presim ditën e garës” shtoi Axelsson. “Për momentin kushtet atmosferike janë të favorshme në Suedi, me shumë borë, kështu që do të mbajmë gishtat e kryqëzuar për një aktivitet të shkëlqyer.”

 

Vizitoni Red Bull Motorsport.

 

 

 
 
 
 

Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit