Në vitin 1960, Joseph Kittinger u hodh në rënie të lirë me një shpejtësi të paparë ndonjëherë nga një balonë në kufijtë e hapësirës. Tashmë, Austriaku BASE Jumper Felix Baumgartner synon të thyejë rekordin 50-vjeçar të Amerikanit Kittinger me projektin e tij më të guximshëm deri më sot, Red Bull Stratos.
Njihet gjithashtu edhe si “Misioni në Kufijtë e Hapësirës” por ky nuk është thjesht një titull dhe aq. Njeriu i cili fluturoi sipër Kanalit Anglez me një kostum të pajisur me krahë të posaçëm dhe që arriti t’u lërë targat forcave të sigurisë të kullave masive Petronas në Kuala Lumpur, tashmë i ka hedhur sytë drejt një hapësire të zezë, pa ajër, një botë të heshtur, 36 kilometra sipër botës që njohim në.
Dhe kuptohet ky nuk është një mendim që ka lindur në pak javë. Projekti ka përshkuar disa etapa të rëndësishme që prej momentit të parë kur Baumgartner hodhi këtë ide rreth gjashtë vjet më parë, dhe është diskutuar gjatë gjithë këtyre viteve me shumë njerëz të ndryshëm. Sikurse nuk ka munguar mbështetja e Red Bull, bashkëpunimi me konstruktorin e aeroplanit bombardues Stealth, një ekspert prodhues i kostumeve hapësinore dhe as më shumë e as më pak - vetë i madhi Kittinger.
“Kur unë të bëj këtë kërcim, do të jetë një udhëtim që askush nuk e ka bërë kurrë ndonjëherë” – Felix Baumgartner.
Megjithatë kur të vijë momenti që ai të lëshohet nga balona me helium (e cila ka trashësinë e një çante plastike pavarësisht madhësisë prej 145 metra të lartë), Baumgartner do të jetë krejtësisht i vetëm. Nga lartësia prej 36km (22 milje) deri në stratosferën e planetit ai do të lëshohet nga një gondola e varur poshtë balonës, pastaj do të bjerë në rënie të lirë me shpejtësinë më të madhe të arritur ndonjëherë nga një krijesë njerëzore pa përdorur burime të tjera energjie. Duke u mbështetur vetëm në forcën e gravitetit tashmë pa rezistencën e ajrit në kushte të një atmosfere pa ajër, Austriaku do të lëshohet drejt tokës me shpejtësi prej 1,300 km/orë (ose 800 milje në orë) duke kapërcyer kështu shpejtësinë e zërit. (Shpejtësia e zërit është pak më e ulët me 1,236 km/orë ose 768 miljë në orë).
Nuk do të jetë e lehtë. Kur ai të ngjitet atje lart, i mbajtur gjallë vetëm me rezervën e oksigjenit dhe kostumin hapësinor që ruan presionin atmosferik të mjaftueshëm për mbijetesë, nuk do të jetë e mundur më të ndryshojë mendjen apo ti jepet një shans i dytë. Atëherë, pse ai dëshiron të ndërmarrë këtë aventurë të rrezikshme?
“Kur unë të bëj këtë kërcim, do të jetë një udhëtim që askush nuk e ka bërë kurrë ndonjëherë” – shpjegon Baumgartner. “Unë do të jem njeriu i parë në histori që do të kapërcej i vetëm shpejtësinë e zërit”.
“Ky do të jetë një rekord që do të mbetet i përjetshëm. Si i tillë, një pjesë imja do të bëhet e pavdekshme”.
Mund të ndiqni hap pas hapi misionin e Felix Baumgartner drejt përjetësisë në faqen zyrtare të Red Bull Stratos.
Komente
Shtoni një koment