... për të hapur një restorant të klasit të parë. Joachim Koerper – Shefi i kuzhinës në “Ikarus” për qershorin e nisi aventurën e tij në 2004 kur u bashkua me 10 të tjerë për të hapur Restorant Eleven në zemër të Lisbon në Parque Eduardo VII.
Gatimet bazohen në filozofinë e shefit: duke përdorur vetëm produkte të freskëta dhe natyrale të zonës. Kjo rezulton në kombinime unike si rizoto me arrë koksi, karkaleca dhe salcë pikante ose mish qengji me hudhra dhe “patisson” të mbushura me rrepa. Koerper e nxjerr anën e vet të ëmbël me pasionin e tij për frutat dhe me akulloren me shije banane. Krijimet e tij ai i përshtat me periudhën e vitit, duke përdorur prodhimet e stinës për ti bërë sa më individuale gatimet e tij.
E keni gabim nëse mendoni se Koerper, tani një nga kuzhinierët kryesues në Evropë, ka lindur me lugë gatimi në dorë. Përpara se të kishte për herë të parë një kapele kuzhinieri, një makinë llogaritëse dhe një laptop ishin pajisjet e tij gjatë një kursi studimi. Por nuk kaloi shumë kohë dhe ai la sallat e studimit për kuzhinën. Ai bëri stazhin e punës si nxënës në Hotel “Falken” në Konstanz dhe tek “Kempinski” në Berlin.
Kishte vetëm një arsye të thjeshtë pse ai nuk qëndroi gjatë në Gjermani: i ftohti. Për ti shpëtuar kësaj klime ai punoi në Greqi, Sardenja dhe në bregdetin francez, duke përfshirë L´ Ambroisie në Paris, Moulin de Mougins nën kujdesin e të famshmit Roger Verge, Guy Savoy në Paris, Hostelerie du Cerf në Marlenheim dhe Au Chapon Fin në Thoissey. Këtu ai këtu shërbente për njerëz me pozitë shumë të ngritur në shoqëri nga bota e artit, politika si Caroline of Monaco, Maximillian Schell dhe Christina Onassis.
Me dashurinë e tij për zonën jugore dhe gjuhën spanjolle, ai shumë shpejt filloi të njihej dhe të dashurohej me Spanjën dhe të gjitha shijet, ngjyrat dhe aromat e saj. Mahnitja e Koerper me mënyrën e jetesës në Spanjë e bëri atë mjeshtër të kuzhinës së re mesdhetare. Në 1990, ai mori në dorëzim restorantin “Girasol” në Spanjë i cili më pas mori dy yje Michelin nën kujdesin e tij. Në 2002, restoranti u vlerësua si më i miri nga Gourmetour Guide.
Më pas ai u bë anëtari i 11-të i një skuadre sipërmarrësish. Që nga ajo kohë, Joachim ka shpalosur talentin e tij si shef kuzhine i restorant “Eleven” – natyrisht duke marrë mjaft çmime gjatë kohës. Ky është gjithashtu restoranti i parë në Lisbon që u vlerësua më një yll Michelin nga Guide Michelin. Sukseset e tij përfshijnë edhe një medalje të artë në Culinary Olympics në Frankfurt.
Komente
Shtoni një koment