Ekskluzivisht për radion RBMA, grupi Franz Ferdinand tregojnë në vetën e parë: t’i dëgjojmë dhe të marrim vesh pak më tepër edhe botën magjike Domino, etiketën diskografike që i ka zbuluar dhe bërë të famshëm në çdo cep të botës.
Sapo kanë qenë në Itali me një tur koncertesh dhe ashtu siç mendohej janë pritur jashtëzakonisht mirë. Në fakt historia e suksesit të grupit Franz Ferdinand është e mrekullueshme: disa studentë skocezë të hurit e të litarit që me shumë talent, humor dhe paturpësi, arritën të bëhen mbretër planetarë të muzikës bashkëkohore. Koncerte përballë arenash të pafundme, një triumf pas tjetrit si pararendës të asaj lëvizjeje që bën bashkë tingullin e indie rok dhe kërcimit. Këngët e tyre mund ti dëgjoni në të gjitha radiot, në çdo festë me muzikë kërcimi e rok, por Red Bull Music Academy Radio bën një hap më shumë: ua tregon me muzikë sigurisht por edhe dhe veçanërisht në një intervistë ku ata flasin vetë. Absolutisht nuk mund ta humbisni.
Pastaj nëse dëshironi ti njihni sa më shumë, duhet patjetër të dëgjoni historinë se si u zbuluan nga Domino, shtëpia diskografike që i ka lançuar dhe prej pesëmbëdhjetë vitesh është një pike referimi absolute për cilësinë e muzikës që prodhon. Asnjë lëshim apo rrugë shkurt për të fituar suksesin komercial, në kurriz të cilësisë së muzikës, por njëkohësisht aftësia për të vënë në qarkullim atë lloj muzike që po ndryshon çdo ditë skenën muzikore të viteve të fundit. Doni shembuj? Mund të peshkoni në RBMA Radio!
Akoma më shumë Four Tet, mbështetës i eksperimentit elektronik dhe rokut akustik që preferon të prodhojë muzikën e vet me laptop nga dhoma e gjumit; ky është eksperimentuesi gjenial dixhital i Jon Hopkins, njeriu i besuar i Brian Eno, inxhinier zëri për grupin Coldplay dhe së fundmi në studio me pianistin absolut të muzikës xhaz Herbie Hancock; ky është i çuditshmi Max Tundra, njeriu që në dy minuta këngë grumbullon dhjetëra zhanre muzikore të ndryshme; dhe ja më së fundmi e ardhmja e muzikës pop, si interpretohet nga Dirty Projectors, muzikantë vërtetë shumë interesantë që për radion e Red Bull Music Academy, duke përzgjedhur e bashkuar të tashmen me të shkuarën, tregojnë sesi pop dhe rock mund të jenë miniera surprizash të arta.
Komente
Shtoni një koment