Getty Images

Piloti: Mark Webber; Makina: RB6-01; Xhirot: 100; Koha më e mirë: 1.22.043; Gjatësia e pistës: 4.423 km; Xhiro më e shpejtë: K. Kobayashi – 1:19.950


Dita e dytë e testimit përpara sezonit të Formula One në Jerez ofroi kushte më të mira atmosferike se dita e parë dhe i dha Red Bull Racing shansin e parë të vërtetë për të testuar makinën RB6 në terren të thatë.


Pavarësisht shiut në ditën e parë të testimit, çdo gjë shkoi më së miri. Me Mark Webber në timon ata treguan zhvillimin e madh të arritur, duke realizuar 100 xhiro.


Pas ditës së tij të dytë të testimit të RB6 (dhe të fundit për këtë testim të parë në Jerez ), Mark Webber tha: “Kanë qenë dy ditë mjaft produktive. Patëm disa vështirësi të vogla me ambientimin, por gjithsesi ia dolëm mbanë të realizonim xhirot me makinën e re. Patëm një ditë me lagështirë dhe një ditë të thatë dhe na u krijua mundësia të provonim dhe të mësonim të dy rastet. Kemi akoma shumë punë përpara për në Bahrejn, për të mësuar gjithçka rreth makinës. Mund të them se kemi baza të forta për tu mbështetur”.


Skuadra do të vazhdojë dhe nesër testimin ku Sebastian Vettel do të ketë shansin të ngasë makinën RB6.

 

 


Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit