RO_BIAN_SM_0050.jpg

Në finalen e madhe të Turneut Botëror të Red Bull X-Fighters 2010, me 2 tetor, në stadiumin Flaminio në Romë, ishte piloti spanjoll, Dany Torres, i cili rrëmbeu fitoren përpara 20,000 spektatorëve, duke mundur amerikanin Adam Jones në një finale shumë emocionuese. Në renditjen e përgjithshme amerikani tjetër Nate Adams arriti të siguronte titullin kampion, në kampionatin më të madh botëror të freestyle motocross.

ROMË (ITALI). “E adhuroj Italinë!” ishte thirrja e Torres me mikrofon pasi impresionoi jurinë dhe spektatorët me triket e tij fantastike në raundin final. Kundërshtari i tij, Adam Jones, ishte i detyruar të pranonte se spanjolli e kishte merituar plotësisht fitoren në Romë: “Dany nuk bëri as edhe një gabim të vetëm. Ai e meritonte këtë fitore.”

Dueli për titullin kampion bote u zhvillua ne Romë, në një qytet i cili ka qenë dëshmitarë i betejave legjendare të gladiatorëve. Në fund ishte amerikani Nate Adams, i cili u shpall kampion me një diferencë prej 5 pikësh nga norvegjezi Andrè Villa.
Turneu Botëror i Red Bull X-Fighters 2010 mblodhi 12 pilotët më të mirë në planet të disiplinës freestyle motocross në Romë, Itali, që u ndoqën live nga 169,000 fansa. Me triket e tyre në ajër deri në 15 metra lartësi, pilotët u mblodhën për raundin final, pas një turneu të gjatë duke filluar nga arena gjigande e ndeshjeve me dema në Meksikë, përpara Sphinx në Giza (Egjipt), në Red Square në Moskë, në Madrid (Spanjë), në Londër, për të arritur në finalen e sezonit në Stadiumin Flaminio në Romë(Itali), duke realizuar një total prej 770 manovra në ajër me motor.

Renditja e Red Bull X-Fighters Romë 2010:
1. Dany Torres (Spanjë), 2. Adam Jones (USA), 3. Nate Adams (USA), 4. Andrè Villa (Norvegji), 5. Mat Rebeaud (Zvicër), 6. Rémi Bizouard (Francë)

Renditja Finale e Red Bull X-Fighters 2010:

1. Nate Adams (USA/370 pikë)
2. Andrè Villa (Norvegji/365 pikë)
3. Dany Torres (Spanjë/310 pikë)
4. Levi Sherwood (Zelanda e Re/290 pikë)
5. Adam Jones (USA/290 pikë), 6. Robbie Maddison (Austri)
7. Mat Rebeaud (Zvicër)
8. Eigo Sato (Japoni)
 


Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit