Ylli i sporteve motorike, Travis Pastrana bën jehonë në Long Beach, California. Katër herë kampioni i botës në Rally America dhe nëntë herë fituesi i Medaljes së Artë në X Games, u fut në librin e historisë duke vendosur një rekord të ri distance, duke realizuar një kërcim me makinë në Red Bull: New Year. No Limits.
Rreth orës 9:00pm me orën lokale, Pastrana u shfaq me makinën e tij rally Subaru Impreza STI në Pine Avenue Pier në Long Beach me një shpejtësi 91mph, duke fluturuar 269 feet mbi Rainbow Harbour dhe duke zbritur në një traget. Kërcimi u realizua në një distancë pothuaj 100 më madhe se shoku i tij, Ken Block, i cili deri në ato momente mbante rekordin me 171 feet.
Red Bull: New Year. No Limits. U transmetua live në ESPN tek një audiencë mbarëbotërore, ndërkohë që më shume se 75,000 fans ishin mbledhur për të parë nga afër këtë mrekulli.
“Isha shumë nervoz gjatë gjithë ditës, por kur hipa në makinë u qetësova menjëherë” tha Pastrana. “Ishte shumë më argëtuese se paraqitjet e tjera të miat! Unë jam i kënaqur që unë dhe makina nuk përfunduam në ujë. Çfarë fillimi për 2010!”
Kjo ishte një nga shumë arritje të tjera të mëdha për Pastrana – ai ka realizuar backflipin e parë të dyfishtë me motor, duke u hodhur nga një aeroplan pa parashutë dhe tani mban rekordin botëror për kërcimin më të gjatë me një makinë.
“Jam shumë i gëzuar që unë bashkë me makinën nuk përfunduam në ujë” – tha Travis Pastrana
Pastrana ndoqi udhën e Robbie Maddison dhe Rhys Millen, të cilët ishin protagonistë në Red Bull: New Year. No Limits 2008 duke thyer rekorde përpara mijëra fansave në Las Vegas dhe miliona spektatorëve që e ndoqën shfaqjen nëpërmjet TV.
Vizitoni Red Bull: New Year. No Limits microsite.
Komente
Shtoni një koment