Kampioni i ri i Formula 1 – Sebastian Vettel.
“Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë që ndjej në këto momente. Jam tej mase i gëzuar. Për momentin është shumë e vështirë të besosh që të gjitha këto gjëra ndodhën sot, e them me krenari që e gjitha kjo është e pabesueshme.
Tani unë mund të reflektoj mbi sezonin, më në fund mund të them se ndoqëm rrugën e drejtë dhe nuk lejuam asgjë të na pengonte në rrugën tonë drejt fitores. Pavarësisht çdo gjëje që ndodhi – ne patëm fat pikërisht në momentin duhur.
Nuk ishte një garë e thjeshtë, por jam shumë i lumtur që u fokusova vetëm tek gara ime. Kjo gjë të ndihmon për të shmangur shpërqendrimin, që mund të të çojë në gabime fatale.
Kur kalova vijën e finishit, e dija që po kryesoja, por nuk dija ende për titullin. Një prej inxhinierëve tha se situata dukej mirë, por ne nuk ishim të sigurtë. Pas pak sekondash të gjithë filluan të bërtisnin dhe e kuptuam që fitoren e kishim në xhep.
Dua të shfrytëzoj këto momente të fundit të sezonit për të falënderuar të gjithë ata që bënë të mundur të vinte kjo ditë e mrekullueshme. Të gjithë ekipin, këtu në Abu Dhabi dhe në Milton Keynes në UK... gjithashtu stafin e mirëmbajtjes dhe të kafeterisë... jeni të gjithë të mrekullueshëm.
Unë nuk mund të arrija këtu pa ju. Gjithashtu dua të falënderoj familjen time, miqtë e mi dhe të gjithë fansat. Nuk gjej fjalë për t’ju falënderuar.
Tani do të festojmë së bashku me ekipin dhe nesër në mëngjes do të nisem për në Salzburg, Austri.
Natën e mirë dhe faleminderit!”
Sebastian
Dëshironi të lexoni më shumë?
Komente
Shtoni një koment