Picture1.jpg

Red Bull mbizotëron në Melbourne me dy vendet e para në start.


Skuadra Red Bull Racing e Red Bull ka vendosur në linjën e parë të nisjes Vettel dhe Webber, respektivisht në vend të parë dhe të dytë, ndërsa pas tyre është Ferrari e drejtuar nga Alonso dhe i katërti Button.

Talenti gjerman Sebastian Vettel me Red Bull ka arritur të sigurojë pole position në pistën 'Albert Park' pasi ka dalë i pari në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Australisë që do të zhvillohet mëngjesin e së dielës.

I riu gjerman ka arritur kohën më të mirë, duke lënë pas shokun e skuadrës, Mark Webber, i cili do të niset i dyti duke konfirmuar kështu se këto makina janë vërtet pretendente për titullin.
 


Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit