Me një total prej 335.65 pikësh, nëntë herë Kampioni i Botës, kolumbiani Orlando Duque, më 20 qershor u kurorëzua me fitore në ndalesën e dytë të serive Red Bull Cliff Diving 2009 në Roterdam, Holandë.
Pavarësisht shiut me gjyma dhe erës së fortë, pothuajse 15,000 spektatorë fokusuan shikimin e tyre në platformën e fiksuar 26 metra mbi ujë, në një vinç historik në portin e vjetër të Roterdamit. Kolumbiani Orlando Duque fitoi në aktivitetin e dytë të Serive Red Bull Cliff Diving 2009 përpara ukrainasit Andrey Ignatenko, fituesit të ndalesës së parë të kampionatit.
Ndërkohë që shiu vazhdonte, 34-vjeçari nga Kolumbia bëri zhytjen e tij të tretë dhe të fundit pa e ngritur fare ujin. “Kjo ishte një zhytje perfekte dhe çdo gjë shkoi mirë për mua sot! E di që mora parasysh një risk të madh duke bërë hedhje mjaft të komplikuara, por ia vlejti. Gara ishte fantastike, përveç motit të ftohtë që na bëri disi të kontraktuar. Është interesante të shohësh se sa luftë ka për titullin”.
Podiumi u “pushtua” nga të njëjtët fitues të etapës së parë të Red Bull Cliff Diving 2009. Vetëm kësaj radhe ishte Andrey Ignatenko nga Ukraina që mori vendin e dytë me një total pikësh prej 300.20. Vendi i tretë duket së është në dorën e Britanikut – Gary Hunt (287.95) ishte pa fat në raundin e parë, por u paraqit në mënyrë të shkëlqyer në zhytjen e tij të fundit, që i siguroi atij një tjetër podium. Pas dy ndalesave të turneut, kolumbiani shumë herë kampion bote the dhe rivali i tij ukrainas kanë nga 36 pikë në renditjen e përgjithshme, ndërsa zhytësi britanik është renditur i treti.
Një vend pa male, shkëmbinj ose gryka duhet, në parim, të jetë skenari i një gare cliff diving – një sport radikal që praktikohet nga një elitë e vogël. Gjithsesi në një vend të ulët si Holanda, aktiviteti i parë ndërkombëtar i zhytjeve nga lartësi të mëdha u mirëprit, ndërkohë që shiu i madh dhe era e ftohtë në fillim të garës tregoi se holandezët janë të pajisur mirë dhe të mësuar me të tilla kushte. Entuziazmi i spektatorëve ishte i pamasë dhe një mori çadrash dhe mushama shiu mbuluan zonën rreth Leuvehaven. Zhytësit patën një punë të lodhshme për të hipur 100 shkallët e lagura dhe të ftohta të vinçit të anijes për të shkuar deri tek platforma. Të negocioje me furinë e erës ishte një sfidë tjetër për ta.
Për ndalesën tjetër të Red Bull Cliff Diving Series 2009, 12-të zhytësit do të udhëtojnë drejt ujërave të detit Adriatik, ku më 11 korrik qyteti monument i Kroacisë, Dubrovniku, premton shumë për këtë garë.
Komente
Shtoni një koment