Lindsey Vonn Solden Oct 2009 Erich Spiess/Red Bull Photofiles

Lindsey Vonn i ka dhënë fund dyshimeve mbi formën e saj fizike, duke fituar brenda tre ditëve garën e tretë në Kampionatin Botëror për Femra FIS, në Haus Im Ennstal, Austri.


Alpinia 25-vjeçare, e cila ka konkurruar kundër gjermanes Katja Seizinger në Liqenin Loise, Alberta në 1997, ka bërë një hap përpara duke kaluar gjermanen Maria Riesch me 192 pikë përpara të gjithë konkurrentëve.
 

Duke dhënë maksimumin e saj, Vonn arriti disa fitore të një pas njëshme në Austri të premten dhe të shtunën. Amerikania, edhe pse me dëmtime në krah, ishte e vendosur për të marrë pjesë për herë të parë në sezonin e Super-G, duke mbyllur garën me një kohën 1 minut dhe 26.69 sekonda.


“Tre fitoret e njëra mbas tjetrës më japin shumë guxim” – Lindsey Vonn


Ajo u kthye në shtëpi me 0.53 sekonda përpara suedezes Anja Paerson dhe 0.85 sekonda përpara italianes Nadia Fanchini dhe zviceranes Martina Schild, e cila zuri vendin e tretë. Gabimi në pjesën e fundit të pistës i morri shumë kohë Riesch, e cila zuri vendin e 24-tërt.
 

Vonn, e cila ka regjistruar 28 fitore të Kupës së Botës, ka thëne: “ Çdo gjë po shkon shumë mirë për mua – me ski, me përgatitjet dhe gjithashtu taktikat. Lash skitë e mia të bënin gjithë punën. Përpara se të filloja garën vëzhgova gabimet e të tjerëve.

“Tre fitoret njëra pas tjetrës më japin shumë guxim. Isha e bindur që isha në gjendje ta bëja dhe ndjehem më e qetë për garën në Vancouver.” – tha Lindsey Vonn
 

Ajo shtoi se ka konkurruar dhe ka arritur me sukses Seizinger: “Një rekord tjetër. Jam krenare për këtë edhe pse kam pasur shumë presion nga të gjithë. Jam shumë krenare.”
 

Vonn ka marrë 894 pikë gjatë këtij sezoni, ndërsa Riesch renditet në vendin e dytë me 702 pikë. Të martën do të jetë gara në Flachau, Austri.
 

Për të rejat më të fundit rreth skisë, vizitoni faqen zyrtare të Red Bull.

Renditja në Kampionatin Botëror FIS
1. Lindsey Vonn 894 pikë
2. Maria Riesch 702
3. Kathrin Zettel 569
4. Anja Paerson 551
5. Tina Maze 411
 

 

 

 

 

 

 

 
 

 

 

Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit