Rreth 40,000 fansa patën një eksperiencë të paharrueshme, plot adrenalinë më 14 mars me Red Bull Crashed Ice në kryeqytetin olimpik Lausanne, Zvicër. Fitorja i shkoi suedezit Jasper Felder, i cili rrëmbeu fitoren e tij të parë në hapjen e Red Bull Crashed Ice në Stockholm në 2001.
Më 14 mars, 64 konkurrentë zbritën një distancë prej 400 metra të krijuar me akull artificial në Lausanne, Zvicër, duke u ndeshur sup më sup deri në centimetrat e fundit të pistës. Ata u kualifikuan për aktivitetin final të sezonit të Red Bull Crashed Ice në liqenin Geneva, të organizuar në grupe me nga katër skiatorë dhe duke konkurruar përpara vendit historik Palais de Rumine.
Një total prej nëntë kombësish u prezantuan në sezonin final të Red Bull Crashed Ice 2009, duke bërë një mbyllje spektakolare në Place de la Riponne. “Kërcimi i fundit ishte minimalisht nëntë metër i gjatë” shpjegoi fituesi shtatë herë i Red Bull Crashed Ice, Jasper Felder. “Me një gabim të vogël mund të përplaseshe me rrethimin e pistës me shpejtësinë 60 km/h”. Kufiri midis fitores dhe humbjes ishte shumë i vogël dhe shumë prej konkurrentëve ëndrra për fitore i mbeti pas rrethimit të pistës. “Pjerrësi, shpejtësi, kërcime – dhe të gjitha këto një rrugë mjaft të ngushtë. Më duket e pabesueshme kjo fitore” tha i kënaqur 39 vjeçari pas triumfit në këtë garë mjaft të vështirë.
Në finalen e së shtunës kishte 40,000 fansa përgjatë pistës, ndërkohë që edhe etapa kualifikuese e së premtes kishte jo më pak se 10,000 spektatorë. Në shtatë vitet e fundit Red Bull Crashed Ice ka patur një impakt të madh në të gjithë globin, duke përfshirë këtu Moskën, Pragën dhe madje Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas sezonit final të vitit të kaluar, i cili u fitua nga Miikka Jouhkimainen përpara 10,000 fansave, ndalesat e këtij viti ishin në Kebek (me 90,000 fansa) dhe Pragë, përpara mbylljes në liqenin Geneva.
Komente
Shtoni një koment