Tre atletë, një fotograf profesionist si dhe ekipi i xhirimit e organizatorët, u mblodhën në Vlorë dhe filluan përgatitjet për realizimin e projektit.
Në Vlorë, te bar, restorant Kalaja, përveç pamjes vërtetë piktoreske nga bregdeti i Jonit, lartësia e tarracës dhe thellësia e detit ishin më të përshtatshmet për aktivitetin kryesor të të shtunës.
Orlando, Hassan dhe Zvezdan nuk mundën ti rezistonin kënaqësisë që u sjell një zhytje në det nga tarraca e restorant Kalasë drejt e në ujërat e kthjellët të Jonit.
Lartësia që duket e pamundur për shumë nga ne, rezultoi jo aq e përshtatshme për Cliff Divers profesionistë, kështu që një platformë që do të ndërtohet posaçërisht për këtë punë do të shtojë me 7 metra të tjerë lartësinë nga platforma në det duke arritur në këtë mënyrë lartësinë rekord prej 25 metrash.
Komente
Shtoni një koment