Qyteti, emri i të cilit përkthehet “shkëmb i vogël” do të jetë padyshim mikpritësi i Serive Botërore Red Bull Cliff Diving për të dytin vit rresht. Njerëzit kanë kaluar ndërmjet Kështjellës Saint Nicolas dhe Tour de la Chaine për të hyrë në qytetin La Rochelle që prej 1345. Më 15 maj 2010, pika strategjike 42m e lartë, ish burgu me arkitekturën e tij pesëkëndore, do të jetë sërish simboli i zhytësave më të mirë në botë – ndër ta edhe francezët Hassan Mouti dhe Cyrille Oumedjkane. Me një traditë të vjetër peshkimi dhe tregtie, kolonia e La Rochelle ishte më e madhja në bregdetin francez të Atlantikut. Porti detar i 78,000 banorëve ruan akoma arkitekturën e vjetër, duke e bërë atë një nga qytetet më piktoreske në bregdet dhe vendin perfekt për të nisur kampionatin.
Cliff Diving: Francë