Artem Silchenko arriti fitoren e tij aq shumë të dëshiruar, në ndalesën e katërt të Serive Botërore Red Bull Cliff Diving 2010, në Polignano a Mare, Itali....
Pas dy vizitave të mëparshme, Seritë Botërore të Red Bull Cliff Diving rikthehen në Polignano a Mare në 2010. Ajo ofron platformën më të pazakontë – një ballkon privat. Ballkoni duket si i integruar në shkëmb dhe jo rastësisht ky vend është i njohur në mbarë botën. Një qytet jugor i Italisë në provincën e Barit, në Apulia, Polignano është vendbanimi i 16,000 banorëve. I njohur dhe si vendlindja e Domenico Modugno, krijuesit e këngës me famë botërore Volare, ky qytet plot sharm përmendet edhe për akulloret shumë të shijshme...
Cliff Diving: Itali