Më 28 gusht, sportistët më të talentuar të Cliff Diving, rikthehen në Sisikon, në zemër të Zvicrës, për tu hedhur nga pika më historike e qytetit, nga një shkëmb gjigant në pjesën lindore të Liqenit Uri. 12 konkurrentët do të hidhen në liqen nga një lartësi prej 12 metrash, e rrethuar nga male duke krijuar një pamje mjaft piktoreske. Qyteza me 370 rezidentë do të mirëpresë mijëra vizitorë, të cilët do të shikojnë nga varkat performancën e Orlando Duque dhe konkurrentëve të tjerë.
Cliff Diving: Zvicër