Informacion
2010-04-30
Red Bull Street Style 2010 2010-04-30
60 futbollistë të stilit të lirë nga e gjithë bota u ndeshën në Cape Town (Afrika e Jugut) mbrëmjen e së mërkurës më 28 Prill 2010 në Finalen Botërore të Red...
2009-12-08
Street style në Lima 2009-12-08
Peruja tashmë ka një fitues të Red Bull Street Style, i cili do të jetë përfaqësuesi për finalen e madhe botërore në prill 2010, në Afrikën e...
të dhënat e ngjarjes
- Vendndodhja
- Cape Town, South Africa (Tregoni në hartë këtë adresë )
- Fillon
- 2010-03-28 në 12.00.AM
- Mbaron
- 2010-04-28 në 12.00.AM
- Rreth
-
Ndërkohë që etapat kualifikuese kanë përfunduar pothuajse në të gjithë botën, jo më pak se 56 shtete tashmë kanë përzgjedhur përfaqësuesit e flamurit të tyre për në Afrikën e Jugut, përpara fillimit të 2010 FIFA World Cup.
Finalja Botërore do të grumbullojë futbollistët më të mirë të stilit të lirë, të ndarë në grupe për një etapë kualifikuese dy ditore, ku do të konkurrohet kokë-më-kokë brenda grupit për një vend në raundin final. Çdo betejë ka të njëjtin format: 3 minuta, 2 lojtarë, 1 top, ku secili konkurrent do të ketë 20 sekonda për të impresionuar jurinë përpara se t’ia kalojë topin rivalit të tij në garë. Dy më të mirët nga secili grup do të kalojnë në etapën e fundit, të 16-të, ku do të konkurrojnë në ditën finale për titullin Kampion Bote të Red Bull Street Style 2010. Por ato do të përballen edhe me një konkurrent mjaft të fortë, siç është Kampioni i Botës në fuqi Arnaud “Séan” Garnier. Futbollisti francez i freestyle nuk ka ndërmend të heqë dorë nga titulli i tij dhe është stërvitur gjashtë orë në ditë për të realizuar trike perfekte dhe për të arritur një stil të ri.
Shihni video nga konkurrimet dhe ndiqni të rejat më të fundit në www.redbullstreetstyle.com
Finalja Botërore e Red Bull Street Style 2010 – Afrika e Jugut